Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani tregoi një histori nga e kaluara e tij, për vrimat që kishin në dyert e oborreve të shtëpive, duke thënë se gjatë gjithë kohës shihnin se çfarë bëhej brenda, se mos bënin plane kundër shtetit.

Ai tutje tha se nuk kanë pasur të drejt të shkruajnë as emrin me shkronja latine dhe shtoi se kanë qenë të nënçmuar dhe përjashtuar por tha se me beteja kanë arritur të institucionalizojnë dinjitetin e popullit.

“Por shtresë pas shtresë, betejë pas beteje, kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë. Pastaj flamuri. Unë nuk dua ta përmend se më hidhërohen këta shokët tanë në Kosovë por ne jemi shteti i vetëm në botë që kemi zyrtarizuar flamurin që është zyrtarë edhe në në shtet tjetër. Në Kosovë, flamuri kombëtar nuk mund të përdoret zyrtarisht, këtu dënohesh nëse nuk e përdor”, tha Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet shëndetësore paralele në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë. Në...

Safe City në pikëpyetje, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për vënien në funksion të Safe City

Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë...

Kuvendi zgjedh për ministra Muhamet Hoxhën dhe Bekim Salin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 75-të plenare, zgjodhi Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Sali si...

Nis përçarja në VLEN, Fatmir Limani kundër Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dalë hapur kundër qasjes së lidershipit në koalicionin VLEN, duke sinjalizuar përçarje të brendshme...

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu