Kandidari për kryetar komune nga radhët e BDI-së në Çair, Bujar Osmani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka publikuar një hartë të rrallë gjermane topografike të Çairit duke shënuar se historia flet në çdo cep të qytetit dhe po e dëgjojmë me kujdes, shkruan Top24
Duke punuar për planin e ri të Çairit modern, funksional dhe të pastër, hasëm në këtë hartë të rrallë topografike gjermane të Shkupit me Çairin nga shekulli XIX
Historia flet në çdo cep të qytetit dhe ne po e dëgjojmë me kujdes.
Ky nuk është një projekt politik, por një mision që e kam marrë me gjithë qenien time për të ndërtuar një Çair që nderon të kaluarën dhe ndërton të ardhmen.
Bëhuni pjesë. Të ndërtojmë së bashku një Çair për të cilin brezat që vijnë do të jenë krenarë.