Brukseli përsërit thirrjen: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese

Komisioni Evropian insiston në zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut. Ky institucion e ka përcjellë qëndrimin e tij përmes zëdhënësit Guillaume Mercier, gjatë konferencës së mesditës së Komisionit Evropian.

Mercier ka reaguar ndaj pyetjejes lidhur me akuzat që partitë opozitare shqiptare kanë ngritur ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas këtyre partive, qeveria ka cenuar Marrëveshjen e Ohrit gjatë nëntë muajve të fundit, duke kufizuar përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet dhe organet kyçe të vendit, si dhe duke hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Vazhdimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 mbetet një element thelbësor për demokracinë dhe stabilitetin e vendit, dhe kjo kërkon përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara,” është shprehur Guillaume Mercier, zëdhënësi i komisioneres për zgjerimin, Marta Kos.

Një tjetër shqetësim i Komisionit Evropian mbeten ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat po pengojnë përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë përmbushur kushtin e përfshirë në kornizën negociuese për integrimin në Bashkimin Evropian, të njohur si “propozimi francez”. Ky kusht lidhet me plotësimin e kërkesës së Bullgarisë për të përfshirë minoritetin bullgar në preambulën e Kushtetutës së vendit.

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian se shpreson që autoritetet e Maqedonisë së Veriut do ta përmbushin këtë angazhim, në mënyrë që vendi të vijojë me hapjen konkrete të negociatave të anëtarësimit. (kdp.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu