“Brigada e Kuqe” kërcënon Mirlind Dakun: Më mirë mos u kthe në Rusi!

Mirlind Daku u pezullua nga UEFA për shkak të thirrjeve që sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëri kundër serbëve dhe maqedonasve, pas ndeshjes me Kroacinë në Euro 2024.

Daku u dënua me 2 ndeshje nga UEFA, por nuk mbaron këtu, pasi situata është bërë më shumë serioze.

26 vjeçari që luan me Rubin Kazan në Rusi, ka marrë një kërcënim të hapur nga brigada e kuqe, “Espanyola”.

Këta të fundit janë një brigadë vullnetare ushtarake ruse e cila përbëhet nga tifozë të ekipeve të ndryshme të futbollit. “Espanyola” ka kërcënuar me jetë Mirlind Dakun për shkak të thirrjeve kundër serbëve.

Madje, “Espanyola” paralajmëron sulmuesin shqiptar që ndaj tij nuk do të ketë falje, pasi tashmë është shumë vonë.

Ndër të tjera, “Brigada e Kuqe” i drejtohet Dakut duke i thënë që është më mirë për të që të mos kthehet më kurrë në Rusi.

“Siç e dini, lufta në Jugosllavi në vitin 1991 filloi me futbollin. Lufta moderne, e cila po zhvillohet në territorin e ish-Ukrainës si pjesë e Operacionit Special Ushtarak, ishte pa futboll, derisa Espanyola solli sportin tonë të preferuar në Donbass. Tani të gjitha ndeshjet më interesante zhvillohen pranë Chasovo Jaro. Edhe pse nuk ndjekim se çfarë po ndodh në EURO 24, na vijnë disa lajme.

Dhjetëra lidhjet tona të yjeve në vijën e parë po funksionojnë siç duhet. Kështu u tronditëm shumë kur dëgjuam se një lojtar i Rubin Kazanit me origjinë shqiptare, që luan në ligën tonë, pati guximin të këndonte me megafon dhe të bënte thirrje për vrasjen e serbëve. Ai ka diçka kundër të gjithë vëllezërve tanë ballkanas… Espanyola i drejtohet Dakut. Ne do të jemi të prerë. Më mirë të mos kthehesh në Rusi! Asnjë falje nuk do të ndihmojë këtu. Është shume vonë. Mirupafshim!”, është mesazhi i “Espanyola” për Mirlind Dakun.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia arreston dy shqiptarë të Kosovës me pretendimin për krime lufte

Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh, pasi akuzohen për përfshirje në krime...

Kosova me urdhërarrest ndërkombëtar ish gruan e Feros, Arbenitën

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit. Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Shkallës së...

Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të...

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të...

Putin gati për testimin e “Burevestnik”, raketa bërthamore me fuqi të pakufishme

Presidenti rus ka deklaruar se kjo armë është “e pathyeshme” nga sistemet aktuale dhe ato të ardhshme të mbrojtjes raketore Rusia duket se po përgatitet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu