Borrell kërkon sanksione ndaj Izraelit, sulmet në Bregun Perëndimor shkaktojnë të tjera viktima

Izraeli po vijon operacionin ushtarak në Bregun Perëndimor, në ditën e dytë.

Ushtria izraelite tha të enjten se trupat e saj vranë pesë luftëtarë palestinezë që ishin fshehur brenda një xhamie në qytetin Tulkarm, në një nga sulmet më të mëdha në territorin e pushtuar prej muajsh.

Ushtria ka thënë se mes luftëtarëve është një komandant i i grupit xhihadi islamik por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga palestinezët.

Të paktën 11 persona u raportuan të vrarë një ditë më parë ndërsa Izraeli ka deklaruar se operaconi ushtarak në Bregun perëndimor mund të vazhdojë ëpr disa ditë. Sipas zyrtarëve peracioni ka për qëllim të frenojë sulmet ndaj izraelitëve duke përdorur armë të furnizuara nga Irani.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell u shpreh i shqetësuar për zhvillimet e fundit në lindjen e mesme dhe kërkoi sanksione për disa zyrtarë izraelitë.

“Kam nisur konsultimet me 27 vendet anëtare të BE-së nëse ata e konsiderojnë të përshtatshme për të përfshirë në listën tonë të sanksioneve disa ministra izraelitë të cilët kanë lëshuar mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër Palestinezët dhe nxisin krime lufte”, tha Borrell.

BE-ja nuk duhet të ketë tabu, shtoi Borrell për të siguruar respektimin e ligjit humanitar, ndërsa theksoi se u takon shteteve anëtare të vendosin.

Ndërhyrja e Izraelit në shkallë të gjerë në Bregun perëndimor, është dënuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres i cili ka thënë se ky është një veprim thellësisht shqetësues.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu