Blinken-Izraelit: Mbrojtja e civilëve duhet të jetë përparësia juaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se siguria e civilëve palestinezë duhet të jete “përparësi” e Izraelit në luftën ndaj Hamasit në Gazë, transmeton VOA.

“Po ndjekim me vëmendje veprimet e qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që mbrojtja e civilëve dhe ndihma e nevojshme për ta, të jenë përparësi”, u tha gazetarëve Blinken pas një mbledhjeje virtuale me homologët ndërkombëtarë.

“Kjo duhet të jetë puna e tyre e parë, edhe ndërsa ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin dhe për t’u përballur me kërcënimin që paraqet Hamasi”, tha Blinken.

Kryediplomati amerikan dhe ministrat e Qipros, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara u takuan përmes një videokonference për të diskutuar për një korridor detar për dërgimin e ndihmave në Gazë.

“Përmes këtij korridori do të bëhet e mundur shpërndarja e 2 milionë vakteve ushqimore çdo ditë, po ashtu do të shpërndahen ilaçe, ujë dhe pajisje të tjera kritike humanitare”, tha Blinken.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dërgoi një anije në Mesdhe për të ndërtuar një port të përkohshëm në Gazë për të mundësuar kalimin e ndihmës, por ka njoftuar se për ngritjen e portit nevojiten dy muaj kohë.

Sot, ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se sulmet izraelite vranë 6 palestinezë dhe plagosën dhjetra të tjerë ndërsa banorë të qytetit të Gazës ishin mbledhur për të pritur kamionët me ndihmë humanitare.

Izraeli mohon se pengon dërgimin e ndihmave humitare në Gazë dhe fajëson agjencitë e ndihmave për vonesat në shpërndarje, si edhe ka akuzuar Hamasin se po devi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se siguria e civilëve palestinezë duhet të jete “përparësi” e Izraelit në luftën ndaj Hamasit në Gazë.

“Po ndjekim me vëmendje veprimet e qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që mbrojtja e civilëve dhe ndihma e nevojshme për ta, të jenë përparësi”, u tha gazetarëve Blinken pas një mbledhjeje virtuale me homologët ndërkombëtarë.

“Kjo duhet të jetë puna e tyre e parë, edhe ndërsa ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin dhe për t’u përballur me kërcënimin që paraqet Hamasi”, tha Blinken.

Kryediplomati amerikan dhe ministrat e Qipros, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara u takuan përmes një videokonference për të diskutuar për një korridor detar për dërgimin e ndihmave në Gazë.

“Përmes këtij korridori do të bëhet e mundur shpërndarja e 2 milionë vakteve ushqimore çdo ditë, po ashtu do të shpërndahen ilaçe, ujë dhe pajisje të tjera kritike humanitare”, tha Blinken.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dërgoi një anije në Mesdhe për të ndërtuar një port të përkohshëm në Gazë për të mundësuar kalimin e ndihmës, por ka njoftuar se për ngritjen e portit nevojiten dy muaj kohë.

Sot, ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se sulmet izraelite vranë 6 palestinezë dhe plagosën dhjetra të tjerë ndërsa banorë të qytetit të Gazës ishin mbledhur për të pritur kamionët me ndihmë humanitare.

Izraeli mohon se pengon dërgimin e ndihmave humitare në Gazë dhe fajëson agjencitë e ndihmave për vonesat në shpërndarje, si edhe ka akuzuar Hamasin se po devijon ndihmat. Hamasi i ka hedhur poshtë këto akuza.

Të mërkurën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara mbi ndihmat për refugjatët palestinezë, UNRWA tha se të paktën një prej punonjësve të saj u vra dhe 22 të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite goditën një pikë ku shpërndahej ushqim, në lindje të qytetit Rafah, në jug të Gazës.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 253 të tjerë. Ofensiva e Izraelit në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 31 mijë palestinezëve deri më tani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aksident dramatik shndërrohet në shpërthim fishekzjarrësh në rrugë

Një ngjarje dramatike dhe njëkohësisht surrealiste ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të Kinëz, ku një kamion i ngarkuar me...

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e Prokurorisë, përcaktohet paraburgim efektiv prej 30 ditësh dy ish drejtorët e Onkologjisë

Gjykata e Apelit Shkup i pranoi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për masat arrest shtëpiak dhe u përcaktoi masën paraburgim efektiv në kohëzgjatje...

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

Sipas raportimit nga agjencitë e ndryshme sizmike, tërmeti ka goditur pranë Teheranit, në pjesën veri-qendrore të Republikës Islamike Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2...

“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

Në nëntor të vitit 2017, zhurmë e madhe mediatike përshkroi gjithë botën, pas një deklarate që Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu