Biznesmeni maqedon dhe kosovar shitën biznesin më të madh me fotovoltaikë në Maqedoninë e Veriut

Qendrat më të mëdha me panele fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut janë shitur nga biznesmenët Daniel Lalkov nga Kavadari dhe Sait Vokshi nga Gjilani i Kosovës.

Dy biznesmenët ia shitën kompanitë e tyre, lojtarëve shumë më të mëdhenj nga rajoni dhe më gjerë, megjithëse aktualisht nuk dihet se për çfarë shume, përcjell portali Faktor.

Lalkov është një nga biznesmenët më të mëdhenj nga Kavadari, i cili projektin e përfunduar “Kav Sunce” për prodhimin e energjisë elektrike me fuqi 8,3 megavat afër Kavadarit ia dorëzoi gjigantit energjetik slloven GEN-I, i njohur edhe si një nga tregtarët më të mëdhenj dhe furnizuesit e energjisë elektrike në tregun e lirë në Maqedoninë e Veriut.

Kompania tani merr emrin “GEN-I Kav Sonce” me pronar gjigantin slloven të energjisë, duke zëvendësuar Lalkovin dhe kompaninë e tij Resurs LTDI, e cila tashmë ka marrë përsipër disa projekte të tjera në fushën e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Vokshi, si biznesmen nga Gjilani me kompaninë “MIT Solar”, përgatiti terrenin për hyrjen e kompanisë së madhe turke GRS, e njohur për faktin se përveç energjisë, ndërton edhe objekte të mëdha strategjike, përcjell INA.

Në vend të biznesmenit kosovar, i cili ka regjistruar edhe aktivitete të tjera biznesi në sektorin e energjisë, ekipi i tij është zëvendësuar nga disa menaxherë turq në kompaninë e sapoformuar. Sipas informacioneve fillestare të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, parku diellor “MIT Solar” në Demir Kapi do të kishte fuqi prej 25 deri në 65 megavat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trajneri i Serbis, Dragan Stojkoviç, jep dorëheqje ende pa përfunduar ndeshja: Unë jam fajtori, mos fajësoni lojtarët!

Një skenë e pazakontë ka ndodhur sonte në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së Serbisë, ku trajneri Dragan Stojkoviç ka deklaruar dorëheqjen...

Lista Serbe mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar

Një fotografi nga veriu ka ngjallur dyshime se atje serbët janë mobilizuar për të votuar. Gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka raportuar se në krye...

KQZ: Deri më tani votuan më shumë se 53 mijë qytetarë, pjesëmarrje më e madhe në Prishtinë

Në platformën elektronike të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar të dhënat fillestare lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 10:00 në të...

Vuçiq: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje më e lartë se e shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “shqiptarët janë shumë nervozë” për shkak të “pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje” në mjediset me shumicë serbe. “Deri...

Nga sot bllokohet komunikacioni në Koçan, prindërit e viktimave kërkojnë drejtësi për fëmijët e tyre

“Duke filluar nga sot, do të ketë tubime dhe bllokime publike paqësore në rrethrrotullimin te ura e dyfishtë në rrugën Stevo Teodosievski. Bllokimet do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu