“Biznes familjar” për trafikimin e drogës, dënohen me burgim të përjetshëm 5 shqiptarët!

Gjykata e Apelit e Selanikut ka dënuar me burgim të përjetshëm 5 shqiptarë, katër me lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Gjykata dënoi kreun e grupit Arjan Xhafaj, nga Cakrani i Fierit, bashkëshorten e tij Lutmira Xhafaj 43-vjeçe, pronare e një bar-kafe në Cakran, edhe dy nipërit e 52-vjeçarit, Avelino Feimi dhe Klevis Muskaj, si edhe një 36-vjeçari Ilirian Baraj, i cili ka nënshtetësi greke, por me origjinë shqiptare.

Ata u arrestuan shtatorin e vitit të kaluar pasi u kapën me një sasi prej 585 kg kokainë në Selanik.

Kjio ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur nga në qytet dhe një nga më të mëdhatë në territorin grek.

Droga me origjinë nga Amerika Latine do të sillte fitime 11 deri 33 milionë nëse do të përfundonte në tregun me shumicë, ndërsa në tregun me pakicë fitimi mund të arrinte edhe në 175 milionë euro.

Svastika naziste e simbolizuar nga disa nga 500 pakot e konfiskuara të kokainës (të tjerat kishin logon e një kompanie prodhuese makinash).

Me përjashtim të 43-vjeçares, i cila mohoi akuzat, shqiptarët e tjerë rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pakot kishte hashash.

Gjithashtu deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të “mbyllur” në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

“Nëse do ta dija se ishte kokainë, do të isha larguar. Mendova se ishte hashash”, tha 52-vjeçari, duke deklaruar se kishte punuar për 18 vjet si zjarrfikës në Shqipëri.

Operacioni për kapjen e drogës

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi më 26 Shtator 2023, gjatë një operacioni antidrogë, 585 kg kokainë në Selanik.

Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira, drejtues i të cilit ishte 21-vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj.

Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle.

Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, janë nipërit e Arjan Xhafajt.

Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale.

Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke.

Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu