Bislimovski: Këtë verë nuk pritet ulje e çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski nuk pret që tarifa e rrjetit të energjisë elektrike të ulet këtë verë sepse nuk janë krijuar kushte ekstreme për ta bërë këtë, por thotë se nga 1 janari kur do të duhet të përcaktohet çmimi do të mund të zvogëlohet çmimi i energjisë. Ai thotë se presioni mbi çmimin e energjisë elektrike për amvisëri mund të ulet nëse kompanitë e vogla kalojnë në tregun e lirë.

“Çmimi i rrjetit aktualisht është përcaktuar në fund të vitit. Çmimi i tarifave të rrjetit do të përcaktohet në fund të dhjetorit sipas metodologjisë, nëse nuk ka ndryshime dramatike, por nëse ka, do ta bëjmë më herët. Nga 1 janari do të shohim nëse do të ketë ulje të humbjeve. Do të kemi qeveri të re, menaxhim të ri në EMV dhe ndoshta do të ketë ndryshime në politikë, duke përfshirë edhe atë ndaj humbjeve, kështu që është e mundur që të zvogëlohet edhe tarifa e rrjetit”, tha Bislimovski.

Lidhur me mundësinë e uljes së çmimit të rrymës për amvisëritë, Bislimovski tha se është e mundur nëse ulet presioni nga kompanitë e vogla që furnizohen me energji elektrike në tregun e rregulluar. Sipas tij, energjia elektrike është më e ulët për ta në tregun e lirë dhe ai apeloi te hotelet, dyqanet e vogla dhe kompanitë tjera të vogla që tani furnizohen përmes EMV Home nga tregu i rregulluar të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu