Bislimovski: Jemi duke punuar që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet edhe një orë

Zvogëlimi i importit të energjisë elektrike për shkak të prodhimit të termocentraleve fotovoltaike së shpejti mund të ulë çmimet e saj për amvisëri, paralajmëron Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetik, i cili thotë se aktualisht po punohet për plotësimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëritë edhe për një orë tjetër.

Ai thotë se tani duhet bërë një analizë reale për të treguar nëse ekziston mundësia që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet për një orë, pra deri në orën 16:00.

“Po zgjerojmë tarifën e lirë për të përfituar nga çmimi i lirë i energjisë elektrike në këto periudha. Gjithashtu, me atë sinjal që i dërgojmë EMV dhe EVN Home, për të blerë energji elektrike në ato periudha, veçanërisht EVN Home, do të ofrojmë një çmim më të ulët të energjisë elektrike që është shumë e mundur të na mundësojë ulje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëri”, thotë Bislimovski në “Radio Evropa e Lirë”.
Aktualisht tarifa më e lirë e energjisë elektrike është nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Komisioni Rregullator në fund të qershorit do ta miratojë çmimin e ri të energjisë elektrike dhe më pas do të dihet nëse dhe sa do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu