Bislimi: Në sytë e Kosovës, Faton Hajrizi është kriminel

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se në sytë e Kosovës, Faton Hajrizi është kriminel dhe se në narrativen kosovare, krimineli e ka vendin në burg. Por, sipas Bislimit, ajo që s’po diskutohet e që tha se do të duhej të flitej është se Hajrizi ka ikur nga burgu dhe i ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt.

“Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg. Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë. Ai ka pas opsionin e ikjes drejt Shqipërisë”.

“Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet”, tha Bislimi në KTV.

Tutje, Bislimi tha se Kosova e sheh si kriminel Faton Hajrizin, teksa në anën tjetër, Serbia e sheh si hero Millan Radoiçiqin, i cili ishte udhëheqës i grupit terrorist në Banjskë më 24 shtator.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FFM sjell vendim për Plerant Salijin: Gaboi me penaltinë, vlerësohet me notë negative (VIDEO)

Federata e Futbollit e Maqedonisë njofton se në ndeshjen e javës së 9-të në Ligën e Parë mes AP Brera dhe Bashkimit, arbitri kryesor...

Trump thotë se armëpushimi mund të nis, por Izraeli në mëngjes bombardon Gazën

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një armëpushim në Gaza do të hyjë në fuqi menjëherë, sapo Hamasi të pranojë një plan të...

Sytë janë drejtuar nga Egjipti, përpara bisedimeve vendimtare të paqes në Gaza

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Egjipti, ndërsa negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit mbi luftën në Gaza do të fillojnë të hënën, me...

Omer Memedi nga Luboteni përfundon sezonin pa asnjë humbje në kategorinë “Bashallti”

Mundësi i ri nga fshati Luboten i Shkupit, Omer Memedi, ka përfunduar me sukses të plotë sezonin në mundjen tradicionale, duke mos pësuar asnjë...

🚨 Lista e Ramiz Merkos – në shërbim të Menduh Thaçit

Ramizi Merko sot kërkon vota për Menduh Thaçin dhe Zija Jonuzin. Lista e tij, që përpiqet të paraqitet “përtej partive”, është në fakt listë e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu