Bisedimet për Qeverinë e re, Taravari: Faza e parë e bisedimeve është pozitive

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve punuese për një koalicion të mundshëm në qeverinë e ardhshme. Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, për zërin e Amerikës ka bërë të ditur se nga 1 deri më 5 qershor, vendi do të ketë një Qeveri të re. Ai thotë se ende nuk është diskutuar për zgjedhjet kadrovike dhe ndarje resorësh, në fazën e parë të bisedimeve do të bëhet harmonizimi i programit, e më pas do të bisedohet se kujt e çfarë do t’i takojë.

“Në fazën e dytë do të diskutojmë zgjidhjet kadrovike. Shpresoj që për një javë deri në dhjetë ditë të fillojmë të flasim për këtë. Ndërkohë ekipet do të përgatiten dhe do të shohin se ku jemi me ndarjen e ministrive dhe drejtorive. Natyrisht, duam të tregojmë se pjesa shqiptare e Qeverisë, e cila do të qeverisë për katër vitet e ardhshme, do të dijë të qeverisë dhe të qeverisë me staf të mirë që do të jenë profesionistë.”, – deklaroi Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu