Bill Gates thotë se mbeti i mahnitur me Trumpin gjatë takimit tre-orësh

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump duket se i ka lënë përshtypje pozitive ish-CEO i Microsoft-it, Bill Gates.

Miliarderët janë takuar pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, ka treguar Gates për The Wall Street Journal ndërsa kanë pasur një darkë tre-orëshe. Gates tregoi se darka private përfshinte vetëm Trumpin, atë vetë dhe dy individët që menaxhojnë punët përkatëse të tyre.

Megjithëse thuhet se Gates ndihmoi në financimin e fushatës së zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris në vitin 2024, filantropi tha se ishte “i impresionuar” nga Trumpi.

“Biseda ishte mjaft e gjerë”, tha Gates lidhur me diskutimin e tyre.

Shëndeti global është një çështje e rëndësishme për 68-vjeçarin, i cili, si kryetar i Fondacionit Gates, punon për të luftuar sëmundjet dhe varfërinë në mbarë botën. Miliarderi ndau se diskutimi i tij me Trump i kishte bërë të dy “mjaft të entuziazmuar” për një sërë temash, duke përfshirë inovacionin në vaksina.

Ata diskutuan në veçanti për poliomielitin, pasi “jemi shumë afër ta përfundojmë këtë, por nëse ndalojmë, ai do të përhapet përsëri”, tha Gates. Për rrjedhojë, sëmundja ka pësuar një ringjallje në Pakistan, Afganistan, Gaza dhe Afrikë, për të përmendur disa zona, shtoi ai.

“Ai ishte i fascinuar të dëgjonte se çfarë mund të bënte për të maksimizuar mundësinë që gjatë katër viteve të ardhshme, ai moment historik i jashtëzakonshëm të arrihet”, tha Gates për Trumpin.

“Ndjeva se si ai ishte i ngazëllyer dhe po priste me padurim për të ndihmuar në nxitjen e inovacionit”, vazhdoi ai “e dini, isha sinqerisht i impresionuar nga mënyra se si ai tregoi kaq shumë interes për çështjet që i kam ngritur”.

Vlerësimi pozitiv i Gates për Trumpin vjen disa muaj pas raportimeve se ai ka dhuruar 50 milionë dollarë për një organizatë jo-fitimprurëse që ndihmoi në mbështetje të kandidaturës së Harris për presidente, sipas The New York Times, megjithatë ai nuk e mbështeti publikisht kandidatin demokrat.

Para vitit 2024, Gates ka qëndruar kryesisht jashtë politikës ndërsa qëndrimit e tija i zbuluar vetëm në takime private. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu