Biden tërhiqet nga gara për president

BIDEN TERHIQET NGA GARA PËR PRESIDENT

Zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk humbi aspak kohë. Menjwherw pas twrheqjes sw Biden ajo ka nisur fushatën e saj presidenciale 2024, duke kërkuar mbështetjen e demokratëve.

Stafi i saj elektoral dhe aleatët bënë thirrje duke u kërkuar delegatëve në konventën e Partisë Demokratike që mbahet muajin e ardhshëm që të bashkohen për të miratuar emërimin e saj për presidente në zgjedhjet e 5 nëntorit kundër republikanit Donald Trump.

Harris gruaja e parë me ngjyrë si kandidate për president me origjinë aziatike-amerikane do të krijonte një dinamikë krejtësisht të re me Trump. Biden do të qëndrojë në presidencë deri në përfundimin e mandatit të tij më 20 janar 2025. Duke u përballur me dyshimet rreth kthjelltwsisw së tij mendore, Biden është presidenti i parë në detyrë që heq dorë nga nominimi partiak për rizgjedhje që nga Presidenti Lyndon B. Johnson gjatë Luftës së Vietnamit në mars 1968.

Tërheqja e Biden i lë zëvendësueses sw tij më pak se katër muaj kohw për të zhvilluar një fushatë. Demokratët e shquar, duke përfshirë sfiduesit e mundshëm të Harris, guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Neësom, e mbështetën menjëherë zvpresidenten.

“Synimi im është të fitoj dhe të fitoj këtë nominim. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike, për të bashkuar kombin tonë , për të mposhtur Donald Trump ”, tha Harris në një deklaratë.

Harris ka qenë e hapur për të drejtat e abortit, një çështje që ka ngjallur kritika, protesta dhe debate. Ajo pritet t’i përmbahet kryesisht planeve të politikës së jashtme të Bidenit për çështje të tilla si Kina, Irani dhe Ukraina, por mund të ketë një ton më të ashpër me Izraelin lidhur me luftën në Gaza. Sondazhi tregon se Harris nuk ka të njëjtën perfomancë kaq të mirë sa Biden kundër Trump./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu