Bexheti: E përsëris! Opozita shqiptare duhet ta përgatis letrën e urimit për fitoren e Frontit Europian

I ftuar në emisionin Klan Debat, seekretari organizativ në BDI Blerim Bexheti, në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare tha që Fronti Europian është favorit për të fituar këto zgjedhje. Bexheti tha se fushata është në proces të vazhdueshëm, me hapjen e shtabeve dhe prezantmin e ideve politike dhe strategjive të Frontit Europian.

Realisht jemi në proces të fushatës për zgjedhjet presidenciale, marrim pjesë në hapjen e shtabeve dhe vizitave të ndryshme, duke biseduar me banorë të vendeve të ndryshme për zgjedhjet presidenciale. Ne kemi dinamikën tonë, dhe strategjinë se si do të komunikojmë me opinionin, dhe jemi të kënaqur nga efekti i tyre.

Ne jemi kandidat të një koalicioni më të gjerë pra të Frontit Europian, i cili përbëhet nga më shumë subjekte. Të gjithë e dimë se favorit i zgjedhjeve është Fronti Europian. Ne kemi qenë bashkëpartiak me Mexhitin, dhe kush kë e sfidon do të vendosin qytetarët.

Unë kam thënë që ata duhet të përgatisin letrën e urimit për fitoren tonë, e cila do të jetë fitore e madhe pavarësisht se kush do të jetë kandidat, nuk ka pasur emra të nominuar nga subjektet politike, prandaj them se fitorja jonë do të jetë më e thellë dhe kjo vrehet, sepse nuk është hera e parë që ne jemi shpallur fitues, dhe të gjithë këtë unifikim të tonin qytetarët e kanë pritur shumë mirë, dhe jo si dy tre kryetarë komunash që mendojnë se do të fitojnë”, tha Bexheti./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu