Besim Nebiu: Befasia më e madhe e zgjedhjeve ishte rezultati i LSDM-së

Analisti, Besim Nebiu, i ftuar në “Speciale e ditës” në televizionin Shenja, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve duke thënë se befasia më e madhe dhe “katastrofale” ishte rezultati i LSDM-së. Sipas Nebiut, ky rezultat nuk ishte i pritshëm as nga VMRO-DPMNE pasi që ka fituar edhe deputet më shumë se sa priste vet partia.

BESIM NEBIU, ANALIST
“Sa i përket rezultateve dhe pritshmërive besoj se nuk ka befasi më të madhe se kjo që ndodhi me rezultatin zgjedhor të LSDM-së. Ai ishte katastrofal dhe historikisht shumë më i ulët se rezultati i deriatëhershëm më katastrofal të themi kushtimisht në vitin 2008. LSDM asnjëherë nuk ka pasur ndër 200 mijë vota dhe ky rezultat i tyre nuk ishte i pritshëm as për VMRO-DPMNE-në dhe si rezultat i saj VMRO-DPMNE fitoi më tepër deputet se sa priste”.

Nebiu theksoi se sipas asaj që shihet do të ketë edhe partner të tretë në Qeveri me të cilin VMRO-ja do të negocioj pas shpalljes marrveshjes me VLEN-in, ajo do të jetë partia e Znam, ku pas kësaj sipas Nebiut, pritën që të kenë edhe lëvizje dhe shtegtime politike sepse siç tha Nebiu çdoherë ato ndodhin në sezonin paszgjedhor.

Sa i përket çështjes për kryetarin e kuvendit, analisti Nebiu tha se kjo është një çështje tradicionale parlamentare demokratike që njëri nga tre postet kryesore në shtet t’i takojë shqiptarëve.

BESIM NEBIU, ANALIST
“Dhe kjo është një situatë dhe një lajm i cili do të kisha thënë është shumë normal që edhe në këtë rast kryetari i kuvendit të jetë shqiptarë, duke qenë që çdo i treti person në Maqedoni është shqiptar, do të ishte normale që një nga tre postet kyçe shtetërore, për shkak se kryetari i kuvendit e zëvendëson presidentin dhe e krijon agjentën parlamentare, është një pozitë e lartë shtetërore t’i takojë organizimit politik shqiptar i cili është në Qeveri”.

Nebiu shpreson se në shpalosjen e programit qeveritar të koalicionit VMRO-VLEN do të ketë edhe koment pak më qenësor rreth dinamikave dhe drejtimeve në të cilën politika e kësaj qeverije do të mundohet ta zgjidh dhe ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt Bashkimit Evropian, e si do të ndodhë kjo, Nebiu tha se na mbetet ta shohim në ditët në vijim./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me 84 mijë dollarë hakmarrje: Gruaja në Kinë detyron Louis Vuitton të numërojë çdo kartëmonedhë – pastaj largohet pa blerë asgjë

Një grua në Kinë i dha një kuptim të ri shprehjes “hakmarrje me stil”, pasi u rikthye në dyqanin Louis Vuitton jo për të...

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu