Besim Hoda paralajmëron parti të re politike

Shkup, 10 qershor – Besim Hoda, kryetar i OVL-UÇK-së, në një intervistë për Alsat ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për partitë politike shqiptare në vend.

Ai ka kritikuar ashpër përçarjen e partive shqiptare, ndërsa ka paralajmëruar se nuk do të rrijë duarkryq duke e lënë të hapur mundësinë për formimin e një partie të re politike.

“Unë mendoj që shoqëria e ka kuptuar që ka një nënçmim real të përfaqësimit. Njerëzit të cilët bashkë metastazojnë sa herë që ka nevojë njëri-tjetrin duke ndërruar kampet politike, e kanë kuptuar këtë mentalitet dhe unë po bëj një apel publik, që njerëzit të fillojnë të ndërgjegjësohen dhe të gjejnë një alternativë tjetër, në mungesë të një alternative nëse nuk do të kemi një bashkim të forcave politike”, ka shkruar Hoda

Alsat: A do të thotë kjo se paralajmëroni lëvizje, parti…

“Absolutisht që po. Ne nuk mund të jemi sehirxhi në ndërtimin e fateve të fëmijëve tanë, në shkeljen mbi gjakun e shokëve tanë, në shkeljen mbi monumentet që vetë i kanë ndërtuar. Definitivisht shqiptarët në Maqedoni duhet të ndërrojnë mentalitet në veprimet politike, duke ndërtuar institucone të qëndrueshme dhe jo institucione që përfaqësojnë individ të caktuar”, tha Hoda në Alsat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu