Besarta Jashari: Ademi e Hamza janë dhe do të mbeten në zemrat e gjithë shqiptarëve

Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit, në akademinë përkujtimore për 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregoi kujtimet dhe përvojën e saj nga sulmet e ushtrisë serbe që pati familja Jashari në vitin 1998.

Ajo tha se darkën e fundit si familje e patën më 6 mars të vitit 1998.
“6 mars 1998 si sot, nëna Feridja e nxori bukën nga furra dhe filloi të na ndante të gjithëve nga një copë, mbajë mend se shumica ishin gjallë dhe ishte hera e fundit që hëngrëm darkë në atë shtëpi. Në atë darkë nuk e di si kemi ngrënë, nuk e di çka kemi folur, apo kemi folur gjatë”.“7 mars të vitit 1998, nga baba Shaban dhe babushi nuk kishim informacion, por këngën e babushit nuk e dëgjoja më, dikur edhe bali Adem u vra. Tankat e armikut u afruan shtëpisë, predhat shpërthyen muret e dhomës ku ishim, duke lënë të plagosur Hidajetin, Kushtrimin dhe Blerinën ndërsa unë nuk kisha asnjë plagë, të gjithë të tjetër mbetëm të vdekur”, ka thënë Besarta.

Ajo tha se posa kishte dalë kishte hasë në dy ushtarë serbë që kishin shtënë në drejtim të saj.“U ktheva nga hyrja e shtëpisë, kur mbërrita te Hidajeti dhe Blerina nuk e gjeta Kushtrimin, i cili ishte vrarë duke luftuar pas meje. Blerina më kërkoi ujë, në momentin që u ngrita t’i marrë ujë, armiqtë kishin filluar të gjuanin bomba dore, duke vrarë edhe Hidajetin dhe Blerinën”.

“Pasi më morën nga shtëpia ata flisnin unë nuk i kuptoja, derisa erdhi një ushtar armik që dinte shqip, ata më pyetën: ‘Ku është Ademi dhe Hamza?’. Sot e di si do të duhej përgjigjur Ademi e Hamza janë dhe do të mbeten në zemrat e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Besarta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu