Berisha: Vjedhjet e Veliajt, të pakrahasueshme me ato të Ramës

Sali Berisha tha për mediat jashtë Kuvendit në Shqipëri se vjedhjet dhe favoret e Erion Veliajt janë të pakrahasueshme me ato të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së përmendi fondet publike të marra nga baxhanaku i Ramës, të cilin e quajti “peshkaqen” të tenderëve.

“Vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ka nxjerrë me lejet e ndërtimit. Se vërtetë Arbri, vëllai i Erionit, është një hajdut si vëllai i madh, por nuk është më pak baxhanaku. Baxhanaku i Edi Ramës është një peshkaqen shumëfishi i Arbrit në tendera. E ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e familjes Rama. Se vërtetë Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonët e parlamentit, sepse aty do të dilnin të gjitha të dhënat në të cilat del se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës. Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt. Është e vërtetë që Veliaj ka bërë favore të mëdha Arbrit, por favore më të mëdha i ka bërë Rama-Olsit”, u shpreh Berisha, shkruan A2, transmeton Klan Kosova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu