Bela e Bexheti: Opozita shqiptare ende pa program politik, njejtë si VMRO-ja merren vetëm me BDI-në

I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia përballë panelistëve, është sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti. Analisti Valon Bela, tha se opozita duhet të del me ide konkrete në këto zgjedhje e jo vetëm të del kundër BDI-së.

“Nga opozita unë ende nuk ka pa një ide, akoma nuk ka pa program të tyre. Kemi kandidatin presidencial të opozitës që ka nxjerr aty spitalin modular, edhe autubusin që u dogj në Bullgari, a ka më absurd? Me u prek në ato ndjenja të qytetarërëve! Opozita duhet të dal me ide. Nëse pozita e ka bë kryministrin shqiptar, atëherë opozita duhet të del me një ide tjetër. Nuk mundet z.Mexhiti apo opozita shqiptare të ketë mungesë të njohurive politike. Nuk mund ta mundni BDI-në duke e goditur aty ku është më e fortë. Nuk mund ta godasin me urrejtje dhe fjalor të VMRO-së, sepse nësë BDI-në e shanë VMRO-ja paradite, pasdite të njejtin fjalor e kemi të opozita shqiptare”, tha Bela. Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se Opozita shqiptare nuk ka ofertë politike, ndaj merren vetëm me BDI-në.

“Opozita janë të zhurmshëm sepse po kapen te BDI-ja me faktin e vetëm jetëgjatësia politike! Po, më fal, kush ia dha BDI-së këtë jetëgjatësi? Po e shesin vetëm këtë pikë si ofertë politike, me fjalinë që do ta mundim BDI-në, tha Bexheti. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

“Safe City” në Gjykatën Kushtetuese me iniciativë të Ziadin Selës – Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Në ditën kur edhe zyrtarisht ka nisur zbatimi i sistemit “Safe City”, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se fati i tij do të varet nga...

10 vjeçarja nga Gllumova plagoset nga plumbi qorr

Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr, përcjell TV21. Në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku u...

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu