Bekteshi pasi policia largoi Ballistët nga stadiumi: Na turpëruat

Pas thirrjeve skandaloze antishqiptare, që MPB as që i dënon – sonte në Strumicë, BALLISTËT largohen nga tribunat për shkak se kanë shfaq flamurin kombëtar. Kështu reagon ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa shton se “As që duhet me prit ma shumë nga vazalë që nuk e din as himnin kombëtar”, dke aluduar në partnerin qeverisës të VMRO-së, koalicionin VLEN.

Reagimi i Bekteshit erdhi pasi sonte, në ndeshjen Brera-Shkëndija, tifo grupi i Ballistëve janë detyruar të largohen nga stadiumi për shkak se kanë shfaqur flamurin kombëtar.

“Pas udhëtimit për në Strumicë 200 km, në minutën e 30’ të ndeshjes Brera vs Shkëndija, vjen urdhri që të lëshojmë tribunat, për shkak se shfaqëm në hekurat e tribunës flamurin kombëtar, idiotizëm dhe shembull që tregon se shqiptarët konsiderohen qytetarë të rendit të dytë në shtetin sllav”, thuhet në reagimin e Ballistëve.

Postimi i plotë i Kreshnik Bekteshit:

Pas thirrjeve skandaloze antishqiptare, që MPB as që i dënon – sonte në Strumicë, BALLISTËT largohen nga tribunat për shkak se kanë shfaq flamurin kombëtar.

As që duhet me prit ma shumë nga vazalë që nuk e din as himnin kombëtar!

Ata janë mësu me qen vazal, dhe kurrë në jetë me mbrojt himn e flamur kombëtar.

Na turpëruat!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu