Bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro – Vazhdon kaosi me transportin privat në Shkup

“Edhe sot jeni të reduktuar apo? Po edhe sot, siç u informuat dje. Tani çfarë do të bëni? E përfundoj linjën dhe do e çoj në vend parkim, dhe presim ndonjë lajm a do të fillojmë me punë a jo.– Çfarë thuan qytetaret për linjat e reduktuara? Ato pyesin a do vozisni deri në fund, qytetaret janë shumë të revoltuar sidomos në linjat 19 dhe 20, janë tepër të revoltuar, e përfundoj linjën tani dhe do presim përgjigje”.

Me këtë ndalesë të fundit, shoferi i autobusit të linjës 19 mbylli edhe sot turnin e tij të punës sipas premtimit se do të punohej deri në orën 10:00. Pjesa më e madhe e linjave private ndoqën të njëjtin shembull, duke i qëndruar besnike kërkesës së tyre për mos pagesën e borxhit të prapambetur që nga 1 janari i këtij viti. Në konferencën e radhës për shtyp, ata ritheksuan edhe njëherë kushtet e tyre.

“Ne nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë të vozitjes, vetëm mund ta reduktojmë vozitjen për arsye se nuk kemi mjete se si të vozisim autobusët. Unë e lus NQP-në të bëje pagesën që të mund të vozisim sipas rendit të vozitjes, derisa nuk kemi të ardhura apo para ne nuk mund ta ndërrojmë qëndrimin. A kishit takim me drejtorin e ri? Jo nuk kishim takim ne vozitësit por drejtorët tonë kishin dhe në takim s’ka pasur asnjë gjë pozitive”, tha Oliver Petrushevski – vozitës.

Problemi me autobusët privatë, të cilët mbulojnë më së shumti rajonet periferikë si Shutkë, Çair, Luboten etj, u rishfaq në fillim të vitit, pas protestave të tyre për pagesat e vonuara. Sipas privatëve, bëhet fjalë për rreth 2 milion euro, që NQP nuk i ka paguar kundrejt tyre.

Përveç manipulimeve të vogla, me pagesa të shkurtra here pas here por pa e zgjidhur përfundimisht borxhin, si dhe ndonjëherë edhe me kërcënime për ndërprerje të kontratave, NQP-ja ka vendosur të heshtë.

Përgjigjet e mëhershme të kësaj ndërmarrjeje ishin se nuk mund të arrinin marrëveshje pagese me qytetin e Shkupit. Skandali me privatët paralizoi Shkupin edhe në nëntor të vitit 2022, kur autobusët në protestë bllokuan kryqëzimet kryesore të Shkupit për ditë me radhë.

Ky mandat i NQP-së dhe i qytetit të Shkupit do të njihet si një nga dështimet më të mëdha në transportin publik në kryeqytet./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e...

Gazetari pyet Putinin: “A do të ndalosh së vrari civilë?” – Reagimi i tij trondit i gjithë botën

Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin pozuan për kamerat pasi u takuan ballë për ballë në Alaska, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me...

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu