BE kritikon shkarkimet dhe emërimet politike në institucionet e pavarura – Mungon transparenca!

Në një dokument zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), eurodeputetët i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të ndalojnë praktikën e shkarkimeve dhe emërimeve të politizuara në trupat dhe agjencitë e pavarura, transmeton Flaka.

Në amendamentin kompromis 2, paragrafi 12, theksohet domosdoshmëria që institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, të financohen në mënyrë të drejtë dhe të zbatojnë vendimet dhe rekomandimet pa ndërhyrje politike. Europarlamentarët me keqardhje theksojnë mungesën e përparimit në forcimin e Zyrës së Avokatit të Popullit, e cila duhet të jetë një nga garancitë kryesore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

BE kërkon që qeveria e Maqedonisë së Veriut të përmbahet nga praktikat e vjetra të kapjes së institucioneve përmes emërimeve partiake dhe jo-meritore, si dhe të sigurojë funksionimin real dhe të pavarur të administratës publike dhe trupave mbikëqyrëse.

Raporti përmend edhe ndikimet e huaja destabilizuese, fushatat dezinformuese dhe korrupsionin strategjik, ndërsa vë në pah edhe marrjen e një huaje nga Hungaria, e cila, sipas BE-së, është me prejardhje nga Kina, duke ngritur shqetësime për transparencën financiare dhe varësinë ndaj aktorëve gjeopolitikë jo-perëndimorë.

Ky reagim vjen në një moment kritik për vendin, kur po shqyrtohet rruga evropiane dhe besueshmëria e institucioneve mbetet një ndër faktorët kyç në procesin e integrimit. Flaka

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu