BE: Kosova ta themelojë Asociacionin si kusht për integrime

Në raportin e progresit të Bashkimit Evropian, që pritet të publikohet së shpejti, Kosova dhe Serbia vlerësohet se do të kushtëzohen me zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshjet e Brukselit. Raporti, pjesë të të cilit janë publikuar në media, kritikon Serbinë për mosndërmarrjen e hapave për të nxjerrë para drejtësisë sulmuesit në Banjskë. Ndërsa, Kosova kritikohet për hapat e pakoordinuar që nxisin tensione në veri dhe i kërkohet asaj që të nisë procedurën e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas propozimit evropian. Por, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kritikoi BE-në për qasje diskriminuese ndaj Kosovës dhe për, siç tha, mos trajtim të Kosovës si shtet. Sipas tij propozimi i draftit është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e Qeverisë dhe jo e BE-së.

Vonesa e dërgimit të draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nga ana e Qeverisë pritet t’i shkaktojë Kosovës dëme në rrugën integruese. Raporti i progresit, i cili pritet të miratohet së shpejti nga Komisioni Evropian kritikon Kosovën për mungesë të vullnetit për themelimin e Asociacionit në bazë të propozimin evropian.

“Prandaj propozimi evropian për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë i prezantuar para palëve më 21 tetor të vitit 2023 është propozimi i duhur. Ky propozim është i bazuar në standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe është plotësisht në përputhje me kornizën kushtetuese të Kosovës. Nga Kosova dhe Serbia kërkohet që tash në mënyrë konstruktive të angazhohen në themelimin e saj”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka qenë i ashpër nga BE-së për, sic tha, qasjen e padrejtë ndaj Kosovës. Sipas tij, është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e Qeverisë së Kosovës ta propozojë draftin e Asociacionit edhe pse e pranoi se Qeveria është vonuar për një propozim të tillë.

‘’Nëse mendon dikush që ky është një dokument përfundimtar I cili për Kosovën është mere ose lëre, atëherë kjo i bie që Kosovës i është marrë një ingerencë shumë e rëndësishme shtetërore të cilën e ka të garantuar edhe me procesin e negociatavem, në ligje dhe Kushtetutë. Nuk mundet në vend të Kosovës të propozojë BE-ja. Ne mund ta pranojmë se jemi vonuar, por kjo nuk ja jep kompetencat BE-së ta propozojë”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca kritikoi BE-në për qasje, sipas tij, diskriminuese ndaj Kosovës.

“Është një qasje diskriminuese e BE-së i cili Kosovën e trajton si një jo shtet. Kosova duhet me mbrojnë të drejtën e vet deri në fund. Duhet të ulët me BE-në që ta qartësojë këtë kompetencë. Unë mendoj se e e ka Kosova. Ne edhe ashtu jemi nën masa mjafton kjo që ne jemi nën masa”, tha Konjufca.

Por, Konjufca nuk kishte përgjigje se kur Qeveria do të nis ta hartojë draftin e saj për Asociacionin.

“E ti këtë pyetjet është më mirë me bë aty në hollin e Qeverisë, kryeministrit. E kam mik të mirë kryeministrin, por më mirë drejtojuni atij”.

Por, partitë opozitare ia rikujtuan kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, qëndrimin e tij të para një viti kur draft-statutin e Asociacionit quante draft i cili në shikim sipërfaqësor është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së,

“Pra, i pamë dy Glauka, atë të vitit 2023 ku thotë se Asociaiconi është në përputhje me Kushtetutës, dhe e kemi Glaukun pas një vitit dhe thotë se një dokument i tillë nuk mundet t’i imponohet Kosovës. Këtë do të duhej ta thoshte para një vitit”.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se e kishte paralajmëruar Qeverinë që ta propozojë draftin e saj për Asociacionin si obligim ligjor dhe jo ta lejojë BE-në që ta bëjë propozimin e saj.
Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së

“A e pyetet Konufcën a është diçka në kohë kjo Qeveri. Kësaj Qeveria ne i kemi thënë para dy vjete që Kosova duhet ta ndërmarr nismën vet sepse është obligim ndërkombëtar. Kurti thoshte se kjo është tradhti shtetërore”.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, solli në vëmendje një letër ku tre krerët e shtetit, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryeparlamentar Konjufca zotohen për themelimin e Asociacionit.

‘’Çka doni më shumë se tre nënshkrime, tre zotime të krerëve të shtetit që thonë se zotohen se do ta themelojnë Asociacionin. Po ashtu është zotimi i ministres së Punëve të Jashtme për themelimin e Asociacionit…”

Ministri i Qeverisë së Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për televizionin tonë ka thënë se themelimi i Asociacioni të komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës që rrjedhë nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë. Sipas tij, drafti i Asociacionin nuk e rrezikon sovranitetin e Kosovës dhe si i tillë do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim pas zgjedhjeve./RTV21/21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu kërcënohet me sulme të mëtejshme në Jemen, edhe pa mbështetjen e SHBA-së

Kuds Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kërcënua të mërkurën në mbrëmje se ushtria e tij do të kryejë sulme të tjera ndaj Jemenit edhe nëse...

Komandant Çakalla: E kam akuzuar Ziadin Selën, por tash e kuptova se Arben Taravari paska qenë tradhëtari

Komandant Çakalla pranon se dikur kishte akuzuar Ziadin Selën, por sot e ka të qartë se tradhtia ka ardhur nga Arben Taravari dhe klika...

Huzeir Mustafi i replikon Arben Fetait: Ti dhe Dardan Molliqaj deshët të shkatërronit Vetëvendosjen!

Huzeir Mustafi ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Fetait, duke theksuar se kur flitet për biografinë politike në kuadër të Vetëvendosjes, është e rëndësishme...

Fetai me “selam” për Taravarin: Unë lash Vetëvendosjen që ta mposht BDI-në, e jo t’i bashkangjitem asaj!

Rrugëtimin tim politik e kam nisur në Vetëvendosje! – një lëvizje që më ka formësuar si individ, politikisht dhe kombëtarisht. Aty kam mësuar se...

KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë!

KF Shkëndija e Tetovës kurorëzohet me titullin kampion për sezonin 2024/25, duke e fituar për herë të pestë në historinë e saj këtë trofe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu