BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiç në Moskë

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e tij strategjik, u tha në Bruksel më 24 prill, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se do të udhëtojë për në Moskë për shënimin e Ditës së Fitores.

Në përgjigje të një pyetjeje të dërguar nga Radio Evropa e Lirë, një përfaqësues i Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht i qartë me partnerët e tij, përfshirë shtetet kandidate si Serbia.

Lexo edhe:
Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për 10 vite
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen mbi parimin e ‘punës si zakonisht’ me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës”, shtoi në përgjigjen e tij të shkruar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.

“Me presidentin [e Rusisë, Vladimirin] Putin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, sepse nuk jemi gjithmonë në një mendje, por besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu shtoi se ka shumë mundësi që në Moskë të udhëtojë vetëm.

“Ne duam që qeveria Gjuro Macut të paguajë çmimin, dua që ai të ketë mundësinë të punojë me Bashkimin Evropian ashtu siç duhet dhe askush të mos mund t’i thotë asgjë. Ka pak gjasa që ushtria e Serbisë të shkojë sepse do të përballej me sulme dhe sanksione të ndryshme”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se në Moskë do të bisedojë gjithashtu me Putin për një marrëveshje të re për gazin dhe për një zgjidhje për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilës Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione për shkak se shumica e hisedarëve të kompanisë janë kompani ruse.

Udhëtimi i parë i presidentit të Serbisë në Rusi, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para tre vjetësh, u bë publik nga ai në fillim të marsit, pas një bisede telefonike që Vuçiç zhvilloi me Putinin.

Në deklarimet pasuese, Vuçiç insistoi se nuk e ndryshon vendimin për të vizituar Moskën, pavarësisht faktit se, siç tha ai, Perëndimi mund të përgjigjet me një formë sanksionesh.

Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull bisedimesh.

Përparimi i saj është bllokuar për shkak të refuzimit që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake,...

SHKUPI NË VEND TË DYTË NË EVROPË PËR AJRIN MË TË NDOTUR SOT

Shkup, sot – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut renditet sot në vendin e dytë në Evropë për ajrin më të ndotur, duke u shndërruar...

BDI sot mban Kongres në Shkup

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet...

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu