BE-ja e quan sulm terrorist shpërthimin në Zubin-Potok

Bashkimi Evropian e ka quajtur sulm terrorist shpërthimin që ndodhi të premten në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.

Në një deklaratë të Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së shpërthimi është cilësuar “akt i neveritshëm sabotimi” në infrastrukturën kritike të Kosovës.

“BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin-Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, që siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në këtë deklaratë BE-ja ka thënë se u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë në Kosovë që janë prekur nga ky sulm”, thuhet në komunikatë.

“Akti kriminal i kryer në Zubin-Potok duhet të hetohet dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë. Në këtë aspekt, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe ne do të vazhdojmë të përcjellim nga afër zhvillimet”, thuhet në deklaratë.

Sulmi mbrëmjen e 29 nëntorit në kanalin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut shkaktoi dëme të konsiderueshme, por ato u sanuan pjesërisht brenda orësh. Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar terrorist sulmin dhe përgjegjëse e kanë bërë Serbinë. Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare. Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në vendngjarje konfirmoi se Policia ka arrestuar disa persona dhe ka konfiskuar materiale të ndryshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

Zeqiri: Marshi i Vlenit në Tetovë, pa flamuj, ishte dorëzim para Mickoskit

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij marrshimin e sotëm të Bilall Kasamit me liderët e VLEN-it...

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu