BE godet korrupsionin në Maqedoni: Rezultate të përkeqësuara dhe institucione të kapura politikisht

Maqedonia e Veriut mbetet një vend me rezultate gjithnjë e më të dobëta në luftën kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë, ndërsa besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë alarmantisht i ulët. Kështu thuhet në raportin e fundit të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i cili përmban amendamente kompromisi të miratuara, në të cilin kritikat janë të drejtpërdrejta dhe të ashpra, trasnmeton Flaka.

Në amendamentin kompromis 5, eurodeputetët kërkojnë përgjegjësi sistematike të institucioneve publike, të cilat, sipas raportit, nuk arrijnë të japin rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit. BE kërkon gjithashtu ndaljen e ndikimit të tepruar politik dhe frikësimit në proceset vendimmarrëse dhe gjyqësore.

“Rezultatet janë të përkeqësuara në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht korrupsionit të nivelit të lartë,” thuhet në dokumentin që ka siguruar TV24, ndërsa europarlamentarët paralajmërojnë se institucionet janë të politizuara, të dobëta dhe të pambrojtura ndaj kapjes politike.

Në një tjetër pjesë të raportit – amendamenti kompromis 2, paragrafi 12 – BE i bën thirrje qeverisë që të ndalë shkarkimet dhe emërimet partiake në institucionet e pavarura, të cilat i cilëson si jo-transparente dhe të dëmshme për rendin demokratik. Me shqetësim theksohet gjithashtu edhe mosfunksionimi i Zyrës së Avokatit të Popullit, duke lënë qytetarët pa mbrojtje efektive ndaj abuzimeve institucionale.

Në të njëjtin dokument flitet edhe për rrjete të ndikimit të huaj, për ndërhyrje hibride, dezinformim dhe korrupsion strategjik, ndërsa theksohet një huadhënie e fundit nga Hungaria, e cila rezulton se është marrë nga Kina – duke shtuar shqetësimet për rrjedha financiare të errëta dhe varësi gjeopolitike nga aktorë autoritarë.

BE identifikon qartë modelin e rrezikshëm të një vendi që rrezikon të bëhet “instrument i ndikimit anti-BE”, përmes kontrollit mediatik, financimeve të errëta dhe mungesës së transparencës në veprimet shtetërore.

Në këtë kontekst, europarlamentarët theksojnë edhe domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve të UDBA-s dhe KOS-it, si dhe luftën kundër ndikimit të projektit të ashtuquajtur “bota serbe”, që minon sovranitetin dhe stabilitetin e rajonit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

Ilaz Leskovica: Dega e BDI-Çair ka nevojë për reforma urgjente, ndryshe ju pret opozita dhe harresa politike

Ilaz Leskovica kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj Degës së BDI...

Opinion nga Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e...

Sebar Mustafa jep dorëheqje nga Alternativa në Lubeten: “Nuk jam fasadë për interesat e ngushta të disa individëve”

Lubeten, 12 gusht 2025 – Sebar Mustafa ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten, duke...

ASH e Selës: Në kuvend u konfirmua, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe është monoetnike

Kuvendi nuk arriti të votojë ndryshimet e kodit zgjedhor për të përcaktuar përqindjen e nënshkrimeve të mbledhura për kandidatët e pavarur, edhe pse mblodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu