BE godet korrupsionin në Maqedoni: Rezultate të përkeqësuara dhe institucione të kapura politikisht

Maqedonia e Veriut mbetet një vend me rezultate gjithnjë e më të dobëta në luftën kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë, ndërsa besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë alarmantisht i ulët. Kështu thuhet në raportin e fundit të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i cili përmban amendamente kompromisi të miratuara, në të cilin kritikat janë të drejtpërdrejta dhe të ashpra, trasnmeton Flaka.

Në amendamentin kompromis 5, eurodeputetët kërkojnë përgjegjësi sistematike të institucioneve publike, të cilat, sipas raportit, nuk arrijnë të japin rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit. BE kërkon gjithashtu ndaljen e ndikimit të tepruar politik dhe frikësimit në proceset vendimmarrëse dhe gjyqësore.

“Rezultatet janë të përkeqësuara në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht korrupsionit të nivelit të lartë,” thuhet në dokumentin që ka siguruar TV24, ndërsa europarlamentarët paralajmërojnë se institucionet janë të politizuara, të dobëta dhe të pambrojtura ndaj kapjes politike.

Në një tjetër pjesë të raportit – amendamenti kompromis 2, paragrafi 12 – BE i bën thirrje qeverisë që të ndalë shkarkimet dhe emërimet partiake në institucionet e pavarura, të cilat i cilëson si jo-transparente dhe të dëmshme për rendin demokratik. Me shqetësim theksohet gjithashtu edhe mosfunksionimi i Zyrës së Avokatit të Popullit, duke lënë qytetarët pa mbrojtje efektive ndaj abuzimeve institucionale.

Në të njëjtin dokument flitet edhe për rrjete të ndikimit të huaj, për ndërhyrje hibride, dezinformim dhe korrupsion strategjik, ndërsa theksohet një huadhënie e fundit nga Hungaria, e cila rezulton se është marrë nga Kina – duke shtuar shqetësimet për rrjedha financiare të errëta dhe varësi gjeopolitike nga aktorë autoritarë.

BE identifikon qartë modelin e rrezikshëm të një vendi që rrezikon të bëhet “instrument i ndikimit anti-BE”, përmes kontrollit mediatik, financimeve të errëta dhe mungesës së transparencës në veprimet shtetërore.

Në këtë kontekst, europarlamentarët theksojnë edhe domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve të UDBA-s dhe KOS-it, si dhe luftën kundër ndikimit të projektit të ashtuquajtur “bota serbe”, që minon sovranitetin dhe stabilitetin e rajonit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Refuzoi pjesëmarrjen në Tiranë/ Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e liderëve Ballkanikë në Shkupit

Mediat e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se Albin Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Ballkanit Perëndimor që nis sot në Shkup....

Bekë Berisha publikon foto me “Gjest lazdranin”: Djali i bashkëluftëtarit tim

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Bekë Berisha ka publikuar një fotografi me një nga emrat më të njohur të muzikës...

“Vuçiq në prag të rrëzimit”, avokati shqiptar me mesazh të fortë: Nga Beogradi i bombarduar te Arbëria e bashkuar…!

Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në Serbi dhe qëndrimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për Kosovën. Ngjela vlerëson se Vuçiq...

Gjashtë minuta errësirë në mes të ditës, ja kur do të ndodhë Eklipsi që do të paralizojë gjysmën e planetit

Brenda pak më shumë se dy vjetësh, qielli do të errësohet dhe miliona njerëz do të mbeten në heshtje nën një muzg gjashtëminutësh në...

Po përhapet në disa kontinente/ Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID

Një variant i ri i COVID-19, i njohur si NB.1.8.1, por i quajtur jozyrtarisht “Nimbus”, është duke u monitoruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu