BDI: Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë

Në konferencën e fundit për shtyp, Prokurori i Përgjithshëm u mbështet në shembuj ndërkombëtarë – nga Rumania, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara – për të justifikuar vendimin e tij për të zbatuar një koncept të zgjatur të përgjegjësisë dhe për të ngritur akuza ndaj personave që nuk kanë pasur asnjë lidhje me tragjedinë gjatë 15 viteve të fundit.

Por e vërteta që zbuluan mediat është krejt e kundërta: në të gjitha këto raste, përgjegjësia iu atribuua vetëm personave drejtpërdrejt të përfshirë – zakonisht nga tre deri në pesë individë – pa nisur procese ndaj ish-zyrtarëve, dhe pa përpjekje për të rishkruar fajësinë historike.

Ky rast po shndërrohet në një shembull të veçantë të improvizimit ligjor, i udhëhequr jo nga parimet e drejtësisë, por nga etja për duartrokitje.

Në vend që hetimi të zhvillohet me standarde të drejtësisë, prokuroria po e orienton atë drejt populizmit dhe shpëtimit të Qeverisë.

E gjithë bota akademike dhe juridike ka ngritur zërin: kjo qasje është antikushtetuese, në kundërshtim me praktikën ligjore dhe thellësisht joprofesionale.

Kjo nuk buron nga shkenca e së drejtës, por nga një marrëveshje politike me pushtetin ekzekutiv.

Shnërrimi i një tragjedie në mjet për përfitim personal apo promovim institucional është një devijim i rrezikshëm që mund të sjellë pasoja të mëdha.

Prandaj, e përsërisim edhe një herë apelin tonë:

Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë.

E drejta nuk praktikohet sipas porosisë. Karrierat e politikanëve dhe prokurorëve nuk mund të ndërtohen mbi tragjeditë e të tjerëve.

Përgjegjësia për këtë qasje – dhe për gjithçka që mund t’u ndodhë personave të ndaluar padrejtësisht – do të bjerë mbi individë konkretë.

Historia, drejtësia dhe opinioni publik do t’i mbajnë mend këta emra – jo si heronj të drejtësisë, por si shembull i keqpërdorimit të sistemit ligjor nën presionin e pushtetit dhe të turmës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

Ziadin Sela braktis AKI-në edhe në Qytetin e Shkupit, këshilltari Naim Bajrami do të veproj i pavarur

Këshilltari Naim Bajrami, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin Sela ka vendosur të braktis koalicionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu