BDI: Përveç se vazal, edhe gënjeshtar, VLEN-in e demantoi Kosova si dhe MPB-ja

Bashkimi Demokratik për integrim thekson që asnjë gënjeshtër, asnjë trillim e mashtrim i VLEN, nuk e mbulon diellin me shoshë dhe nuk e lan skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. Presidenca e Republikës së Kosovës i zbuloi të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet patetike të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen.

Të njejtën e bëri edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së veriut si dhe koncesioneri privat TAV të cilët konfirmuan që MPB ka dhënë urdhër për ta kontrolluar Presidenten Vjosa Osmani. Vetëm servilët e Vlen janë të verbër e të shurdhër si dhe të paditur, por të etur për pushtet, për të zhvatur dhe poshtëruar shqiptarët.

Çdo fjalë e juaja është gënjështër, çdo veprim i juaji është tradhëti, poshtërsim, përkulje, nënvlerësim dhe turpëron shqiptarët. Të gjitha që i thatë, i premtuat dhe u zotuat, i haruat për tu ulur në prehërin e Stroilkoviqit. Përgjegjësi politike sot dhe menjëherë për uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi për turpin që shkaktuan si dhe për të gjithë të përfshirë të tjerë. Çdo ditë që nuk largoheni nga aty, konfirmoni autorësinë dhe përgjegjësinë mbi skandalin më të madh diplomatik dhe paaftësinë tuaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë të Jugut

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

Filipçe shkon në takim në ambasadën shqiptare në Shkup

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në një takim kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. “Një kafe në Ambasadë me kryetarin...

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu