BDI: Mickoski ti publikojë SMS porositë sot

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar sërish nga kryeministri, Hrisitjan Mickoski që të publikojë mesazhet që ai pretendonte se i ka pranuar nga funksionarë të lartë nga BDI.

Nga BDI thonë se gjithçka është gënjeshtër, ndaj pretendimet e kësaj qeveria po demantohen.

Reagimi i plotë:

Edhe pas 12 orëve të plota, Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, Hristijan Mickovski, nuk i publikoi pretendimet e tija për SMS porosi të pranuara nga funksionerë të lartë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të gjithë ne në BDI kërkojmë që Mickovski ti publikojë ato SMS porosi sot, menjëherë, pa asnjë vonesë.

Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve dhe projekteve si dhe nën izolim ndërkombëtar, i zënë ngusht në Kuvend, shpif që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme.

Të gjitha që u thanë nga kjo qeveri u demantuan, të gjitha pa asnjë përjashtim.

Edhe banesa në Butel me njerëz të armatosur, edhe betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, edhe destabilizimi në shtator, edhe “krimi epik” i Korridorit 8, edhe blerja e pllaceve në rrugën Shkup-Bllacë, edhe anulimi i rritjes së rrogave prej 78% për funksionerët dhe të gjitha të tjerat u dëshmuan se ishin mashtrim.

Edhe “sms” porositë nga BDI drejtuar Mickovskit janë gënjeshtra.

BDI angazhohet për një Maqedoni europiane, me sundim joselektiv të ligjit, barazi etnike dhe fqinjësi të mirë, prioritete këto që për fat të keq nuk i ndan Qeveria pa legjitimitet etnik, por përkundrazi po na largon nga Europa dhe nga marrëdhëniet e mira ndëretnike e

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu