BDI: Mickoski po injoron të ardhmen evropiane të qytetarëve

Deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të injorohet, tregon dobësi, pasiguri dhe nuk përkon me realitetin politik në vend, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

“Pasi vazhdimisht injoron porositë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe nga vendet mike për ndryshime kushtetuese, ai tani po kërkon të injorohet edhe kërkesa e BDI-së dhe e drejta plotësisht legjitime qytetarëve për President të vendit.

Me doktrinën e këtillë të ndasive etnike në thelb jodemokratike dhe me qasjen izoluese nga SHBA dhe BE, VMRO-DPMNE rrezikon të ardhmen europiane të qytetarëve të vendit.

VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit ju pengojnë qëndrimet dhe misionet demokratike dhe europiane të BDI-së, i pengon barazia e etabluar me Marrëveshjen e Ohrit, i pengon çdo kauzë e inicuar nga BDI për Maqedoninë europiane, që e tillë mund të jetë vetëm duke qenë vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI, shtojnë nga atje, mbetet e vendosur në realizimin e kërkesës së saj programore për zgjedhjen e Presidentit të vendit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit. Asgjë të keqe nuk e ka gjetur vendin nga faktorizimi institucional i shqiptarëve, asgjë e keqe nuk do ta gjejë as nga Presidenti i parë shqiptar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

❗️Jep Dorheqje kandidati i pamvarur Remzi Mamuti Publikisht përkrah Blerant Ramadanin ❗️

Unë, Remzi Mamuti, tërhiqem nga kandidatura e pavarur për kryetar të Komunës së Sarajit, dhe dua të shpreh publikisht qëndrimin tim. Duke e ndjekur...

Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizon bashkëbisedim me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni të Veriut

Në kuadër të përpjekjeve të saj për të ofruar mundësi të rinjve për të njohur nga afër misionet diplomatike, Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizoi...

Bujar Bajrami akuzon zyrtarë të VLEN-it për propagandë: “Sondazhet e CRPC janë të rreme dhe në shërbim të fushatës politike!

Bujar Bajrami ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, propagandës së orkestruar nga Latif Arifi – i njohur si “Hafija nga Strimnica e Zhelinës”...

Bajram Rexhepi: Fitorja jonë në Tetovë do të jetë me 12% avantazh

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se, sipas anketave të fundit, ai gëzon një epërsi prej mbi...

Garë e fortë për karrigen e kryekomunarit të Strugës!

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga dita e votimit, gara për karrigen e kryekomunarit të Strugës po bëhet gjithmonë e më shumë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu