BDI: LSDM nuk po vepron si opozitë, është vendosur në shërbim të VMRO-DPMNE-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj politikës aktuale të LSDM-së, e që sipas tyre është në funksion të VMRO-DPMNE-së.

Nga BDI thonë se LSDM në vend që të veprojë si parti opozitare, po vepron si parti e kapur nga që nuk guxon ta sfidojë realitetin.

BDI thonë se shqiptarët nuk do të lejojnë të jenë kurban i pazareve politike, ndaj LSDM duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.

Reagimi i plotë:

A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev – margjinalizimi i shqiptarëve si shkëmbim për amnisti, e ndërmjetësuar nga Koço Angjushev?
Sjellja e LSDM-së sot duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj VMRO-DPMNE-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e “kapur”, e cila nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtjen dhe pajtueshmërinë e saj.
Ky transformim nuk është i rastësishëm. Marrëveshja e pashpallur mes Mickoskit dhe Zaevit, me ndërmjetësimin e oligarkut Angjushev, ka një qëllim të qartë: të sigurojë imunitet në këmbim të një qeverisjeje që eliminon ndikimin politik të shqiptarëve.
A nuk është pikërisht kjo arsyeja pse LSDM nuk kundërshton fuqizimin e elementeve të “botës serbe” në Maqedoni?
Pse nuk reagon ndaj politikave që synojnë të reduktojnë rolin politik dhe ekonomik të shqiptarëve?
Pse nuk ka asnjë kritikë ndaj shkeljes së balancave etnike, përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet dhe prishjes së mekanizmave të përfaqësimit?
LSDM nuk është më një opozitë, por një garant i heshtur i një projekti që i shërben vetëm dy grupeve: OBRM-PDUKM-së dhe atyre që kërkojnë të kthejnë pas procesin e barazisë politike dhe ekonomike të shqiptarëve.
Por LSDM nuk mund t’i ikë përgjegjësisë së saj historike.
Si një parti që pretendon të jetë e majtë, ajo duhet t’i rikthehet identitetit të vet ideologjik dhe të mbrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar: barazinë qytetare, përfaqësimin e drejtë, mundësitë e barabarta dhe progresin shoqëror.
Heshtja dhe nënshtrimi ndaj agjendave nacionaliste nuk janë rruga e së majtës – janë rruga e degradimit të saj përfundimtar.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që të përdoren si kurban në pazaret e fshehta politike.
Dhe as qytetarët maqedonas që besojnë në barazi dhe drejtësi nuk duhet ta lejojnë këtë.
Ata që sot heshtin përballë këtij skenari të rrezikshëm, nesër do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu