BDI: Kërkojmë veting gjithëpërfshirës për të gjithë zyrtarët publik

Sot, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mblodhi kryesinë e ngushtë të partisë për të përgatitur mbledhjen e nesërme të kryesisë qëndrore, njoftojnë nga BDI-ja.

“Gjatë këtij takimi, u diskutua gjerësisht për propagandën falco dhe akuzat për korrupsion të nivelit të lartë. Si parti, jemi të përkushtuar që lufta kundër korrupsionit të mos shndërrohet në një betejë për përfitime ditore dhe partiake, por të jetë në shërbim të zbulimit të së vërtetës dhe ndalimit të këtij fenomeni të dëmshëm.

Andaj edhe njëherë ftojmë të gjitha partitë politike, veçanërisht ato që janë në pushtet, të kërkojnë menjëherë nga komunitetin ndërkombëtar monitorues për një vetting tërësor dhe gjithëpërfshirës të të gjithë zyrtarëve publikë në 30 vitet e fundit. Ky hap është thelbësor për të rritur transparencën dhe për të rivendosur besimin e qytetarëve.

Refuzimi i kësaj kërkese urgjente do të dëshmojë se akuzat e rreme përdoren vetëm për të mbuluar veprimet tuaja, por edhe mungesën e guximit për t’u ballafaquar me të vërtetën rreth korrupsionit në vend. Ne kërkojmë nga partitë politike dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojë tani për të mbështetur këtë proces”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu