BDI: Izeti gënjen paturpsisht, Ligjin e gjuhëve e prezantoi ai në vitin 2017 në kryesi të BDI-së dhe i priu grupit negociator me LSDM

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qytetarët janë të shokuar nga gënjeshtrat brutale dhe të përditshme të humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO, të prirë nga Izet Mexhiti, për gjuhën zyrtare shqipe dhe përpjekjen e Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar atë.

Në çdo paraqitje mediatike flasin gënjeshtra paturpësisht, në çdo veprim bëjnë gabim.

Në kaq pak kohë pushtet, Izeti dhe VLEN-i vazhdojnë të rrënojnë çdo të arritur për shqiptarët.

Dje, Izeti kërkoi llogari nga BDI se pse e kemi pranuar Ligjin e shqipes kështu siç është?!

Izeti e di përgjigjen, sepse vet ai i priu grupit negociator nga BDI me LSDM dhe e ka prezentuar Ligjin në Kryesi të partisë, edhe atë në formë dukshëm më të dobët se sa ligjin që u miratua në vitin 2019.

Po atë ligj, Taravari pretendon se ai e ka sjellur, në shumë deklarata publike, edhepse në Qeveri nuk e ka hapur gojën kur është miratuar ligji.

Izeti dhe VLEN-i si vazal dhe pa legjitimitet, janë shndërruar tashmë në mbrojtës dhe promotor të denjë të politikave anti-shqiptare të VMRO-së dhe çdo sulm ndaj shqiptarëve mundohen ta relativizojnë dhe ta tërheqin vëmendjen te BDI dhe Fronti Evropian.

Kështu ndodhi edhe me emërimin e Stoilkoviqit të Putinit për ministër të Marrëveshjes së Ohrit, heqjen e Balancuesit, ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, me nënçmimin e presidentes së Republikës së Kosovës, me tentimin për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani… e deri me përgatitjen e terrenit për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Shqiptarët po poshtërsohen dhe nënçmohen nga sherbëtorët e VMRO DPMNEsë dhe po kthehen 30 vjet pas me të drejtat e tyre si qytetarë të rendit të dytë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani ka gati raketat kundër Amerikës

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të...

B-2, bombarduesit që mbajnë “superbombën” kundër bunkerëve të thellë

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin e saj kundër vendeve armiqësore. Dhe më pas u modifikua për...

Edhe një gënjeshtër nga VREDI për kapital politik në zgjedhjet komunale!

Kohë më parë shefi i shtabit zgjedhor i kampit vredist efendi Adnan Azizi, deklaroi në një fjalim "patriotik" se ligji për "branitellët" nuk do...

THE WASHINGTON POST: SISTEMET MBROJTËSE IZRAELITE JANË TË SHTERUARA

Izraeli përballet me sfida serioze në mbrojtjen ajrore, ndërsa duhet të zgjedhë çfarë të mbrojë dhe çfarë të lërë të ekspozuar. 17 qershor 2025 —...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu