BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Ky konstatim është i përbashkët edhe i të gjithë partnerëve brenda Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, të cilët vlerësojnë se pas tre palë zgjedhjesh radhazi, presidenciale, parlamentare dhe lokale, vullneti i qytetarëve është i qartë, i pandryshuar dhe në mbështetje të AKI-së.

Për më pak se një vit e gjysmë, qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut i kanë dhënë tre herë radhazi besimin e tyre Aleancës Kombëtare për Integrim, duke e bërë atë fituesen e padiskutueshme në rrafshin kombëtar.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën, AKI ka konfirmuar edhe një herë epërsinë e saj politike e kombëtare. Faktet janë kokëforta dhe të pamohueshme:

• Në zgjedhjet për Këshilla Komunalë, AKI ka një epërsi prej mbi 23.000 votash në nivel kombëtar;
• Në garën për Kryetarë Komunash, diferenca është mbi 21.000 vota në favor të AKI-së;
• Në raportin e numrit të këshilltarëve, AKI ka 159 këshilltarë, përkundrejt 122 të kampit tjetër politik;
• Dhe, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin po atë ditë, AKI do të kishte 20 mandate, kundrejt 15 të rivalëve politikë.

Në zgjedhjet për Këshilla Komunalë, Aleanca Kombëtare për Integrim ka fituar në shumicën dërmuese të komunave, përfshirë në: Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë, Saraj, Strugë, Studeniçan, Çashkë, Butel, Veles, Gazi Babë, Zelenikovë, Jegunovcë, Krushevë, Kumanovë, Resnjë, Studeniçan, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Karposh, Mavrovë dhe Rostushë, me gjithsej 159 këshilltarë.

Në zgjedhjet për Kryetarë Komunash, Aleanca Kombëtare për Integrim ka fituar 5 komuna: Gostivar, Likovë, Vrapçishtë, Pllasnicë dhe Çashkë, ndërsa shkon në balotazh në 5 komuna të tjera, përfshirë Tetovën, Kërçovën, Strugën, Bogovinën dhe Studeniçanin.

Në këtë kontekst, Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se zgjidhja e vetme për stabilitetin politik dhe institucional të vendit janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre tri herë radhazi dhe çdo tentim për ta anashkaluar këtë realitet është i pakuptimtë dhe antidemokratik.

BDI kërkon që mandati t’u kthehet qytetarëve. Le të vendosë populli kush e ka legjitimitetin për të udhëhequr vendin dhe për ta çuar përpara procesin euroatlantik, përfaqësimin e barabartë dhe stabilitetin politik.

VLEN vuan nga sindromi i Gazimestanit, flet me patetikë, por humb me fakte. Ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim flet me shifra, me rezultate dhe me legjitimitet të konfirmuar në çdo cikël zgjedhor.

Aleanca Kombëtare për Integrim është fituese në rrafshin kombëtar. Qytetarët kanë folur qartë. Tani është koha që politika të dëgjojë.

Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu