BDI e Butelit i reagon Kostovskit: Gjuha e urrejtjes nuk i shërben bashkëjetesës

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Butel ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili tha se “ka shtypur kryengritjen e BDI-së” në këtë komunë.

Në reagim thuhet se ky fjalor është “i turpshëm dhe i papranueshëm për një përfaqësues të qytetarëve”, ndërsa theksohet se diskursi i tillë përçarës nuk i shërben demokracisë dhe bashkëjetesës ndëretnike që është ndërtuar me mund e përkushtim ndër vite.

“Rezultatet janë këto që janë, për të cilat ne jemi mirënjohës për çdo qytetar që mbështeti kandidatin shqiptar për kryetar komune, pavarësisht shënjestrimeve, shantazheve, kërcënimeve dhe propagandës që u zhvillua me gjithë makinerinë e pushtetit. Ajo që na gëzon veçanërisht është se shqiptarët sot kanë 8 këshilltarë në Këshillin e Komunës së Butelit, 4 më shumë se në mandatin e kaluar. Ky është zëri i qytetarëve, ky është realiteti që askush nuk mund ta ‘shtypë’”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së.

Më tej, BDI-Butel i bën thirrje kryetarit Kostovski të ndalë menjëherë gjuhën e urrejtjes dhe të kujtojë se komuna “nuk është pronë e tij apo e partisë së tij, por shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie apo bindjeje politike”.

Në fund të reagimit, partia thekson se retorika përçarëse e Darko Kostovskit vetëm e forcon përkushtimin e BDI-së për zhvillim, stabilitet dhe bashkëjetesë.

“Do të vazhdojmë të jemi zëri i unitetit, respektit dhe mirëqenies për çdo qytetar të Butelit”, përfundon reagimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu