BDI: Dy imazhe të së njejtës politikë: Stoilkoviqi e Mexhiti

Deri sa Kuvendi do të shqyrtojë iniciativën e BDI-së për shkarkimin e dy zëvendëskryeministrave të Qeverisë, Ivan Stoilkoviqit dhe Izet Mexhitit, integristët përmes një kumtese thonë se shkarkimi i Mexhitit është mundësi që ai të shpëtojë nga, siç thonë ata nga ajo që përfaqëson Stoilkoviqi, të cilin e quajnë mbështetës besnik të “botës serbe”.

“Këtë javë, Kuvendi do të shqyrtojë iniciativën e BDI-së për shkarkimin e dy Zëvendëskryeministrave të Qeverisë – Stoilkoviqit dhe Mexhitit.

Ky është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur unitetin, barazinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Stoilkoviqi, një mbështetës besnik i “botës serbe” dhe pro-putinist i dëshmuar, prej kohësh është shquar për të minuar integritetin dhe pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka promovuar agjenda të huaja që destabilizojnë rajonin dhe dëmtojnë përpjekjet tona për një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë.

Politika e tij është përpjekje për të përçarë dhe për të dobësuar shtetin, duke i dhënë prioritet interesave të tjera mbi ato të qytetarëve të Maqedonisë.

Iniciativa jonë për shkarkimin e Stoilkoviqit nuk është vetëm një kundërshtim ndaj tij si individ, por një veprim i nevojshëm për të mbrojtur Maqedoninë nga politikat që minojnë unitetin dhe stabilitetin.

Ne nuk mund të lejojmë që një njeri që përfaqëson agjenda të huaja dhe që përpiqet të dëmtojë tani edhe institucionalisht raportet ndëretnike dhe marrëdhëniet tona ndërkombëtare të vazhdojë të drejtojë një sektor kaq të rëndësishëm për të ardhmen tonë.

Ndërkaq, iniciativa për shkarkimin e Mexhitit ka një qëllim edhe më të thellë.

Ky veprim nuk është vetëm një kritikë ndaj tij, por një mundësi për ta shpëtuar atë nga rreziku i shndërrimit të tij në shembëlltyrë të po të njëjtës politikë, thjeshtë të bëhet “faqja tjetër e monedhës së njëjtë” që përfaqëson Stoilkoviqi.

Në fakt, me këtë mocion mosbesimi duam t’i japim mundësi Mexhitit të braktisë homologun e vet Stoilkoviq dhe të tjerë që iu shërbejnë interesave të huaja, duke e vendosur pushtetin personal mbi interesin e përgjithshëm.

BDI ka marrë këtë hap për ta shpëtuar Mexhitin nga rreziku që përfundimisht të bëhet pjesë e politikave që Maqedoninë e largojnë nga rruga drejt një shteti të barabartë dhe të qëndrueshëm.

tNe besojmë se ky është momenti për t’ju dhënë fund përpjekjeve, edhe me ndihmën nga jashtë, që synojnë cënimin e stabilitetit politik e ndëretnik të vendit, të arritur me shumë mund, sakrifica e kompromise.

Injorimi i këtij angazhimi mund të përthellojë edhe më shumë ndasitë dhe të zvarrisë edhe më zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit në BE” – thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu