BDI: Dënojmë vendimin e djeshëm të Prokurorisë për të lirimin e të dënuarve për rastin e “27 prillit”

BDI ka dënuar vendimin e djeshëm të Prokurorisë për të lirimin e të dënuarve për rastin e “27 prillit”.

Nga atje thonë se dënojnë ashpër kapjen sistematike të institucioneve të drejtësisë nga kjo qeveri dhe konformizmin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë vënë në shërbim të politikës.

Ky trend shqetësues, shtojnë nga atje, po minon shtetin e së drejtës dhe po shkatërron besimin e qytetarëve te institucionet që duhet të garantojnë drejtësi për të gjithë.

“Vendimi i djeshëm i Prokurorisë për të liruar ata që u shpallën fajtorë për përpjekjen për grusht shteti më 27 prill, për të parandaluar zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit, me pranimin publik të vetë prokurorëve se atje ka drejtësi selektive ,nën presion politik dhe e gjithë kjo e bërë në një ditë feste me shpresën se do të kalojë pa u vërejtur nga bashkësia ndërkombëtare, është një pasqyrim i qartë i kësaj kapje.

Poashtu i drejtohemi Kryeministrit Mickoski: Çfarë ndodhi me “sheshin Tenderbeg,” siç e quante ai sheshin Skënderbeu për të cilin dikur akuzonte Izet Mexhitin?

Çfarë ndodhi me hetimin për 30 ndërtesat që u ndërtuan si “Titanikë arkitektonikë,” por që u antidatuan kinse të ndërtuara në vitin 2011, kur ishte në fuqi ligji për legalizimin?
Këto ndërtesa jo vetëm që janë simbol i abuzimit urbanistik, por po ngulfatin hapësirën jetësore të popullatës më të dendur në Evropë.

Kryeministër, ku janë hetimet për ministrin e “vdekjes,” siç e quanit ju Arben Taravarin që kishte marrë sipas jush dhuratë dy shtëpi për t’u bërë ministër në qeverinë tonë?

Apo ndoshta po përjetoni ju vetë një “sulm ankthi, dhimbje koke,” siç pretendoni për prokurorët, dhe për këtë arsye keni harruar të ndiqni akuzat për ministrat tuaj aktualë? Ministrat tuaj janë kthyer në vasalë të politikave tuaja antishtetërore, duke i shërbyer interesave personale dhe politike në vend që t’u shërbejnë qytetarëve.

Në vend që të përmirësoni sundimin e ligjit, ju e keni shndërruar atë në një karikaturë të drejtësisë. Në vetëm gjashtë muaj, keni arritur të minoni themelet e besimit qytetar duke futur një drejtësi selektive që shërben vetëm interesave tuaja politike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zeqiri për ligjin për medresenë: Ata fetarët që bënë ligj të ri ua rëzoi Micko, kryesorja në kryesinë ere kanë 9 anëtarë

Zëdhënësi i ASH-Taravari, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës kushtetuese ku u shfuqizua ligji për...

Protestë e 1 Majit për rroga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës – 1 majin me protestë sindikaliste duke kërluar rroga më të...

Kasami: Ne nuk e përzumë Taravarin, ai doli vetë dhe shkoi tek BDI-ja

Kryetari i Besës dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mohon se krahu i Aleancës për shqiptarët i Arben Taravarit është “përzënë” nga...

Izet Mexhiti: Anëtarësia e Aleancës nuk i është përkulur kurrë BDI-së, Taravari rrezikon ta djegë edhe veten

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, në një intervistë për Telegraf Maqedoni ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjen e Arben Taravarit...

“Më urrente më pak dhe fitoi!”, Trump ngre telefonin me kryeministrin e ri të Kanadasë: Marrëveshja vjen brenda javës

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se Kryeministri i Kanadasë Mark Carney do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë "brenda javës së ardhshme ose më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu