BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit lokal, këtë herë duke denoncuar atë që e cilëson si skemë të qëllimshme manipulimi lidhur me projektin e Sheshit Skënderbeu. Në konferencë për media, nga BDI-Çair theksuan se bëhet fjalë për një nga projektet më të ndjeshme dhe më simbolike për Çairin, i cili sipas tyre është keqpërdorur ekskluzivisht për nevoja zgjedhore përmes alokimit fiktiv të mjeteve buxhetore dhe hapjes së një tenderi pa qëllim real realizimi.

Sipas BDI-së, para zgjedhjeve lokale në buxhet janë “parashikuar” rreth 20 milionë euro për fazën e tretë të Sheshit Skënderbeu, fazë kjo më e kushtueshmja dhe më e rëndësishmja e projektit, e cila përfshin ndërtimin e parkingut nëntokësor dhe zgjidhjen përfundimtare të funksionalitetit të sheshit dhe zonës përreth.

Për këto mjete, siç u tha në konferencë, është hapur tender publik, i cili është mbajtur aktiv gjatë gjithë fushatës zgjedhore, duke u ndërtuar propagandë politike dhe duke u krijuar përshtypja se investimi ishte i sigurt dhe në prag të realizimit. “Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ndodhi e kundërta – tenderi u anulua, ndërsa me ribalancin e buxhetit 20 milionë eurot u hoqën nga projekti i Sheshit Skënderbeu dhe u transferuan diku tjetër”, deklaruan nga BDI-Çair.

Sipas tyre, kjo kronologji nuk është rastësi, por skemë e menduar paraprakisht, e cila funksionon duke shpallur mjete para zgjedhjeve që nuk janë realisht të destinuara për projektin, hapjen e tenderëve për të krijuar iluzion institucional dhe anulimin e tyre menjëherë pas procesit zgjedhor.

BDI-Çair vlerëson se kjo përbën manipulim të qëllimshëm me buxhetin publik, procedurat e prokurimit dhe besimin e qytetarëve, duke theksuar se Sheshi Skënderbeu është përdorur si mjet propagande dhe jo si projekt zhvillimi. “Pasojat janë të qarta: Çairi mbetet pa fazën përfundimtare të sheshit, pa parking nëntokësor dhe pa zgjidhje për një nga problemet më të mëdha urbane të zonës”, thuhet në reagim. Nga BDI-Çair kërkojnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe administrative për këtë rast dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me ekspozimin e, siç i quajnë, skema të tilla.

“Çairi nuk është pronë e fushatave zgjedhore. Çairi është komunitet që meriton projekte reale, jo realitete fiktive”, përfundon reagimi i BDI-Çair.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu