BDI: A është ky një “shtet i barabartë për të gjithë”?

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një reagimi për media ka theksuar se heshtja e institucioneve dhe disa aktorëve shoqërorë në lidhje me reagimin e BDI-së për diskriminimin e dukshëm në shpërndarjen e fondeve për kulturë, jemi të detyruar t’i drejtohemi edhe një herë publikut dhe ndërgjegjes së shoqërisë, duke e trajtuar këtë heshtje si miratim, shkruan Top24

Kur heshtja dhe injorimi bëhen miratim!

Pas heshtjes së institucioneve dhe disa aktorëve shoqërorë në lidhje me reagimin e BDI-së për diskriminimin e dukshëm në shpërndarjen e fondeve për kulturë, jemi të detyruar t’i drejtohemi edhe një herë publikut dhe ndërgjegjes së shoqërisë.
Në vend që politika kulturore të shërbejë si urë lidhëse midis popujve të ndryshëm, në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një politikë e pabarazisë kulturore, e cila në mënyrë sistematike shtyp prodhimin kulturor shqiptar.
Ky nuk është një qëndrim politik – këto janë shifra zyrtare nga Ministria e Kulturës.
Fakte që nuk duhet të injorohen
Programi i ri vjetor për kulturën për vitin 2025 zbulon një pabarazi ekstreme në shpërndarjen e fondeve shtetërore:
Teatri dhe artet skenike: Projektet maqedonase kanë marrë 40 milionë denarë, ndërsa ato shqiptare më pak se 10%.
Muzika dhe festivalet: Projektet maqedonase kanë marrë 52 milionë denarë, ndërsa ato shqiptare vetëm 7,5 milionë denarë.
Botimet: Janë financuar 320 libra në gjuhën maqedonase me 39,5 milionë denarë, ndërsa vetëm 60 libra në gjuhën shqipe kanë marrë 6,6 milionë denarë.
Artet vizuale: Janë mbështetur 120 projekte maqedonase, përkundrejt vetëm 16 projekteve shqiptare, pa investime të rëndësishme për institucionet artistike shqiptare.
Infrastruktura kulturore: Institucionet kulturore shqiptare mbeten pa mbështetje financiare, gjë që rrezikon drejtpërdrejt funksionimin e tyre.
Kjo nuk është rastësi. Kjo është një politikë sistematike e eliminimit të kulturës shqiptare nga mbështetja institucionale.
A është ky një “shtet i barabartë për të gjithë”?
Kjo situatë nuk mund të minimizohet apo injorohet. Kultura është identitet, kultura është integrim, kultura është bashkësi.
Nëse institucionet me të vërtetë besojnë në një shtet multietnik, atëherë duhet të tregojnë se shteti mbështet në mënyrë të barabartë kulturën e të gjithë qytetarëve të tij.
Parimet e drejtësisë dhe barazisë në shpërndarjen e fondeve shtetërore nuk janë vetëm çështje kulture – ato janë një test për vlerat demokratike të vendit.
Thirrje publike për korrigjimin e kësaj padrejtësie
Prandaj, kërkojmë publikisht:
Ministria e Kulturës të japë një shpjegim të qartë për kriteret e shpërndarjes së fondeve dhe arsyet e këtij disbalanci.
Rishikim dhe korrigjim urgjent të Programit Vjetor për Kulturën për vitin 2025, për të siguruar që të gjitha komunitetet të marrin mbështetje të drejtë.
Maqedonia e Veriut, si një shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të tregojë se mund të sigurojë drejtësi, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet.
Përndryshe, nuk po flasim për vlera evropiane, por për diskriminim të institucionalizuar.
Heshtja nuk është përgjigje. Heshtja është miratim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur presioni publik e përmirëson drejtësinë: Nga Haga e sotme te precedentët historikë, pse duhet protestuar?

Shkruan: Besir Bajrami Presioni qytetar dhe mediatik mund ta bëj dallimin mes padrejtësisë dhe drejtësisë, edhe në rastet ndërkombëtare më të ndërlikuara. Historia dhe praktikat...

“Bëni share ose harro vendime!” – mesazhi kërcënues i kunatit të Bekim Salit tregon si trajtohen qytetarët nga njerëzit e pushtetit

Një mesazh i dërguar nga Ermal Fuga, kunati i Bekim Salit, ka ngjallur reagime dhe shqetësim në rrjete sociale. Përmbajtja e mesazhit zbulon një...

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu