BDI: 380.000 Euro për shërbime bravandreqëse-salduese nga Qeveria jolegjitime në ESM

Përmes një konference për media BDI akuzoi për paaftësi dhe korrupsion kuadrot e koalicionit VLEN.

Me poshte mund ta lexoni te plote tekstin e konferences per mediat te BDI-se.

Pas skandalit të furnizimit me lule, me çmim prej 9000 denarë për 1 lule, nga Burim Latifi- kushëriri i parë i Izet Mexhitit dhe Drejtor në Mepso, sot publikojmë skandal të ri të kuadrove të paafta, të korruptuara të koalicionit Vlen.

Ky skandal lidhet me Fatmir Limanin- Bravandreqësin i cili përmes Kryetarit të Degës dhe udhëheqësit të TEC Oslomej ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhepse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.

Që skandali të jetë edhe më i madh, vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro.

Paramendini, rreth 30 euro për 1 orë punë paguhet për shërbime bravandreqëse ose thënë ndryshe për ndërrim të bravave me këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e MV- EMV do të duhet ti paguajë një firme të jashtme plot 1780 denarë për 1 orë.

Kjo marrëveshje, përveç se korruptive nuk ka si të jetë ndryshe, ndaj i ftojmë organet kompetente të nisin procedurë për aktorët e marrëveshjes së këtillë kriminele që realizohet nga udhëheqës të paaftë e të korruptuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

I ndalohet hyrja në Shqipëri predikuesit të njohur islamik, rrezik për sigurinë kombëtare!

Autoritetet shqiptare kanë ndaluar sot hyrjen në territorin e vendit të predikuesit të njohur islamik Imran Hosein, i cili është cilësuar si person që...

Limani: Kërçova bëhet me njerëz, jo me retorikë etnike

Fatmir Limani ka reaguar pas zgjedhjeve të 19 tetorit me një reflektim të gjatë për gjendjen politike dhe shoqërore në Kërçovë, duke theksuar se...

Për 10 muaj, 114 kafshime nga qentë endacakë në Pollog

Edhe pse shpeshherë është raportuar se janë hasur automjete të qyteteve të tjera që sjellin qentë endacakë nga qytetet tjera, megjithatë deri më tani...

Kandidati i AKI-së për Strugën: Nuk tërhiqem nga gara, vazhdoj fuqishëm në rrethin e dytë

Kandidati i AKI-së për Strugën, Arsim Dalipi, paralajmëron takime me qytetarët edhe në periudhën në vazhdim, duke theksuar se fushata do të realizohet në...

Bien të gjitha ankesat në KSHZ, Çashka për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunë e Çashkës. Ankesat e VMRO-DPMNE-së që të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu