Bashkësitë fetare kritikohen se “u shërbejnë” partive

Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në debatin e partive për ndërhyrje në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 8 maj. Gjatë fjalimit për Festën e Pashkëve, të dielën, peshkopi Petar i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) është përqendruar në zgjedhjet e ardhshme, duke i ftuar votuesit jo vetëm të votojnë, por edhe të kenë “kujdes” se për cilën parti apo kandidat do të japin votën e tyre.

Akuza për ndërhyrje në procesin zgjedhor ka pasur edhe ndaj Bashkësisë Fetare Islame. Opozita shqiptare ka thënë se ajo bën “propagandë” në mbështetje të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim. Bazuar në dispozitat kushtetuese, Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe feja është e ndarë nga shteti.

Në nenin 19 të Kushtetutës thuhet se “Kisha Ortodokse Maqedonase, bashkësitë tjera fetare dhe grupet fetare janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit”. Aty thuhet, po ashtu, se “Kisha Ortodokse Maqedonase, bashkësitë e tjera fetare dhe grupet fetare janë të lira të themelojnë shkolla fetare dhe institucione shoqërore e bamirëse, me procedura të parapara me ligj”.

Peshkopi Petar i Kishës Ortodokse Maqedonase, në meshën e Pashkëve, i ka porositur kandidatët për president shteti dhe ata për deputetë në Parlamentin e ri që “të mos i neglizhojnë vlerat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare”. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se kë votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që, siç ka thënë, “të mos ndodhë që i verbëri ta udhëheqë të verbrin”.

“Qytetarët, veçanërisht ata të besimit ortodoks, duhet ta kenë gjithmonë parasysh që të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësues dhe drejtues që dallohen nga vlerat morale. Ata duhet t’i përmbushin premtimet e tyre, që mashtrimi i dytë të mos jetë më i keq se i pari”, ka deklaruar Petar.

Ai ka thënë se është në dorën e votuesve që të zgjedhin mes të mirës dhe të keqes apo mes “Zotit dhe djallit”.

“Vendimi është vetëm yni. Prandaj, le të bëjmë një zgjedhje reale midis së mirës dhe së keqes, midis Zotit dhe djallit, pranimit të së mirës dhe Zotit dhe refuzimit të së keqes dhe djallit. Nëse e bëjmë këtë zgjedhje, do të jemi vërtet të lirë, sepse nuk do të jemi skllevër të së keqes dhe djallit”, ka thënë peshkopi Petar.

Edhe pse nuk ka përmendur ndonjë emër apo parti politike, peshkopi në opinion është i njohur për qëndrimin e tij në mbështetje të opozitës maqedonase, ndërsa në vazhdimësi ka thënë se Kisha nuk e cenon laicizmin nëse klerikët i shprehin pikëpamjet e tyre politike.

Në anën tjetër, Arben Taravari, ish-kandidat për president dhe një nga drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se Bashkësia Fetare Islame (BFI) duhet t’i japë fund agjitacionit në favor të BDI-së, pasi, sipas Taravarit, pas zgjedhjeve më 8 maj, ky institucion fetar “do të pastrohet dhe do t’i kthehet dinjiteti fetar që duhet ta ketë”.

“Kanë bërë staf në kuadër të BFI-së, i cili punon në mënyrë speciale për BDI-në. Unë u bëj thirrje hoxhallarëve të Gostivarit që të mos bien pre e instruksioneve që u jep kryetari i BFI-së, i cili botërisht dihet se është instrument i një partie. Pas zgjedhjeve, BFI-ja do të jetë institucioni i parë që duhet të pastrohet, që t’i kthehet morali dhe dinjiteti”, ka deklaruar Taravari në një prononcim për mediat.

Nga Bashkësia Fetare Islame nuk kanë folur për akuzat e tilla, duke thënë se “nuk komentojnë deklarata të partive politike”.

Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në Maqedoninë e Veriut – si shtet me popullatë të përzier etnike dhe fetare – duhet pasur shumë kujdes gjatë shprehjes së qëndrimeve që mund të nxisin pakënaqësi apo mosdurim etnik a fetar. Në rastin e bashkësive fetare, ai thotë se gjëja kryesore që duhet të bëjnë drejtuesit e tyre, është që të respektojnë Kushtetutën, e cila qartë përcakton karakterin sekular të shtetit.

“Priftërinjtë dhe hoxhallarët bëjnë mirë që të mos përzihen në politikë, ashtu sikur edhe politikanët që nuk guxojnë ta keqpërdorin fenë për qëllimet e tyre politike. Në Maqedoninë e Veriut ka një harmoni ndërfetare. Njerëzit e respektojnë besimin e njëri-tjetrit dhe kështu duhet të jetë. Partitë nuk kanë se çfarë kërkojnë në institucionet e besimit”, përfundon Dimovski./REL/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A është Arben Taravari “kali i Trojës” brenda Frontit Evropian?

A është Arben Taravari “kali i Trojës” brenda Frontit Evropian? Lëvizjet politike të Arben Taravarit gjatë viteve të fundit kanë ngjallur pikëpyetje serioze për qëllimet...

Sulme iraniane shkaktojnë dëme në infrastrukturën energjetike të Izraelit

📍 Sulme iraniane shkaktojnë dëme në infrastrukturën energjetike të Izraelit Sulmet e fundit iraniane kanë goditur infrastrukturën energjetike në Izraelin qendror, duke shkaktuar dëme në...

Rezart Veleshnja: Kapa dy aktorët e njohur të Portokallisë duke bërë s**s…Do prishja familje po të tregoja

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste në emisionin “Andale”, i cili transmetohet në Vizion...

Izraeli thotë se Irani ka qëlluar me 370 raketa balistike e qindra dronë drejt Izraelit brenda disa ditësh

“Irani ka qëlluar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit”- u tha nga zyra e kryeministrit izraelit. Deri të...

Kurti pas deklaratës së Trumpit: T’i bëhet trysni Beogradit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u arritur kjo,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu