“Bardhi pa kokërr leku”/ Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

E ftuar në “Goca dhe Gra” ishte Sara Gjordeni, e cila ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë pasi ‘të gjithë më braktisën’.

Sara foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatzënisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngë.

“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një dali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja.

Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”-tregoi Sara.

Ajo u pyet edhe për ish- menaxherin e këngëtarit, një miqësi e ngushtë, për krisjen e së cilës shumë fajësojnë Sarën.

“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. Ekzistonte dhe një foto e Heidit me Bardhin, me përshkrimin; ‘sa bukur duken këta të dy, ju si mendoni?’- u shpreh Sara.

Sara u shpreh se edhe Bardhi, i ka kërkuar llogari pas daljes, për të gjitha deklaratat e tij.

Ndër të tjera Sara u shpreh se bashkëpunimi mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij, nuk është ndërprerë për shkakun e saj, por kanë qenë arsye të tjera në mes, profesionale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Micko “shqelmon” Taravarin nga qeveria!

“Po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat! Ky ishte prononcimi i djeshëm i premirit Micko për media, ku deklaroi se Taravari...

Sot thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 pacientë

Në Gjykatën e Tetovës sot me fillim në ora 10:00 pritet të thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular të Tetovës...

Zelensky pranon propozimin e Trump: Gati për takim me Putinin në Turqi më 15 maj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në rrjetin “X” ka bërë të ditur se e pranon propozimin e Donald Trump për një takim me palën...

Numërohen 26.52% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike

Deri në orën 4 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1386 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas...

Numërohen 166 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës! Si paraqitet rezultati zgjedhor deri më tani

Procesi i numërimit po vijon prej orësh edhe në qarkun e Vlorës. Deri më tani janë numëruar 166 kuti nga 449 në total. Partia që kryeson...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu