Bardhi: Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi

Mesfushori shqiptar i Trabzonsporit, Enis Bardhi, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin “Sniper” dhe ka treguar për aftësitë e tij. Bardhi ka thënë të premten se është i lumtur te Trabzonspori, që e ka vlerësuar klub shumë të madh.

“Është me të vërtetë klub i madh. Viti i kaluar ishte i vështirë, por jemi me më shumë shpresë në këtë vit. Kemi plane dhe synojmë të jemi të suksesshëm në fund të edicionit”, ka thënë Bardhi fillimisht, para se të bënte krahasim me një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi.

Messi është përmendur si një prej lojtarëve më të suksesshëm në gjuajtjet e lira. Ndërkohë, Bardhi thotë se ka qenë më i mirë në këtë statistikë.

“Ka pasur momente kur unë kam mundur ta kaloj suksesin e Messit. Ka pasur edhe momente kur kam qenë më i mirë nëse është shikuar përqindja e saktësisë. Jam shumë krenar që dëgjoj krahasime të tilla. Është kënaqësi. Po e kaloj periudhën më të mirë tani”, ka thënë Bardhi.

Bardhi ka thënë se e ka shikuar Manchester Unitedin dhe Cristiano Ronaldon me admirim kur ishte fëmijë.
“E dua futbollin shumë. Messi ka vend të veçantë tek unë”, ka thënë ndër të tjera Bardhi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu