Ballkani Perëndimor është i obliguar t’i nënshtrohet reformave rrënjësore!

Pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan. Dhe, kjo flet shumë për gjendjen në të cilën është katandisur i gjithë rajoni, prandaj ndryshimi i kësaj gjendje morbide është i patjetërsueshëm. Ky ndryshim nuk vjen vetvetiu por janë të domosdoshme në gjitha shtetet të bëhen reforma rrënjësore. Fokusi kryesor duhet të jetë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sepse, Ballkani Perëndimor i integruar në tërësi në NATO dhe BE krijon siguri, stabilitet, paqe, dhe bëhet zonë e zhvilluar ekonomike pasi shkëmbimet tregtare realizohen me shtete anëtare të BE-së, rriten numri i investitorëve të huaj në këtë rajon e shumë të mira dhe përparësi të tjera pasojnë, shkruan Zhurnal.

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor –

Rreth njëzet vjet presin disa vende të Ballkanit Perëndimor për afrimin në BE, por rruga është me pengesa. Reformat e nevojshme në shumë drejtime nuk janë zbatuar, po ashtu për shumë kohë në BE ka munguar vullneti politik dhe një strategji e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor. E pikërisht tani, kur Evropa po përballet me dy lufta – lufta sulmuese e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme – po bëhet e qartë, se një Ballkan Perëndimor i pa stabilizuar mund të jetë një rrezik shtesë për sigurinë. “Lufta sulmuese ruse ndaj Ukrainës e ka bërë një domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin e BE-së”, tha mkinistrja e Jashtme gjermaneAnnalena Baerbocktë hënën (4.03.2024) në Mal të Zi – stacioni i parë i vizitës së saj në udhëtimin dy ditor në Ballkanin Perëndimor.

Koha e zgjedhur për udhëtimi i kryediplomates gjermane nuk është rastësi: Në mes të marsit publikohet raporti i radhës i Komisionit të BE-së për progresin dhe pak pas tij në samitin e BE-së do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Vendi anëtar i NATO-s, Mali i Zi, njëri prej gjashtë vendeve aspirante për antarësim në BE, ka përparuar mjaft në procesin e negociatave.

Mali i Zi nisi një reformë në drejtësi dhe posti vakant prej vitesh i kryeprokurorit tani më në fund u plotësua nën presionin e Brukselit. Megjithatë deri në përmbushjen e të gjitha kritereve rruga është e gjatë. Pavarësisht kësaj qeveria pro-europiane e Malit të Zi po nxit procesin me një plan mjaft ambicioz: “28 by 28” është nisma kombëtare, që ka për qëllim antarësimin e vendit deri në vitin 2028 në BE.

Baerbock nuk dëshironte të pozicionohej konkretisht për datën, duke nënvizuar, se duam ta përshkojmë bashkarisht rrugën për në BE e “madje sa më shpejt”. Por zgjerimi nuk është “qëllim në vetvete, por i shërben forcimit të Europës sonë të përbashkët”, tha ajo. Nga 33 kapituj të hapur Mali i Zi deri tani ka përmbyllur vetëm tre. Megjithatë ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanovic, dha një sinjal pozitiv. Vendi i tij do t’i përmbahet datës së anëtarësimit në vitin 2028: “Eshtë e mundur dhe realiste”, siguroi ai.

Në Mal të Zi fryma pro antarësimit në BE është mjaft pozitive: Gati 80 përqind e popullsisë janë për antarësimin e vendit në BE. Ndërsa në Serbi vetëm një në tre qytetarë preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE. Udhëheqja aktuale e Malit të Zi do ta shfrytëzojë këtë frymë pozitive të popullsisë për avancimin e reformave.

Bosnja në udhëkryq, edhe qeveria e Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Baerbock qendroi të martën (5.03.2024) siguroi, se do të angazhohet për reformat e nevojshme për në BE. Krahas një ligji për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ky vend do të miratojë edhe një ligj tjetër lidhur me konfliktin e interesit dhe do të nisë reformën në drejtësi.

Ministrja e Jashtme e sheh aktualisjt Bosnjen dhe Hercegovinën në një “udhëkryq vendimtar” në rrugën drejt BE-së. “Ka herë pas here momente në histori, ku duhet kapur çasti dhe duhet shfrytëzuar shansi”, tërhoqi vëmendjen Baerbock në Sarajevo gjatë konferencës së shtypit me homologun boshnjak Elmedin Konakoviç.

Sidoqoftë proceset e vendimmarrjes në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të vështira. Për shkak të ndarjes në tri etni të vendit reformat e mëdha janë të lidhura me procese të vështira e të mundimshme të vendimmarrjes. “Secili politikan këtu mund t’i bllokojë proceset e vendimmarrjes”, shpjegoi ministri iJashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, gjendjen në vend. “Ne nuk duam t’ua pengojmë shansin qytetarëve tanë për antarësimin në BE”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, pengesë për mos marrjen e datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë Franca, e pastaj Bullgaria, e cila ka vendosur dy herë veto. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete bllok që duhet të marrin datën në të njëjtën kohë. Pritet që me normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj Bullgarinë dhe zgjidhjen e konteksteve historike, kjo e fundit do t’i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE-në, pasi RMV t’i fut bullgarët në kushtetutën e vendit.

Franca kundërshtoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Macron tha atëbotë se këto shtete duhej të bënin ende progres. Po ashtu Franca prej vitesh e kundërshton edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndonëse janë plotësuar të gjitha kriteret që BE-ja i kishte vënë në udhërrëfyes.

Prandaj, pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722) është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989). Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks kompozit i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi, në bazë të treguesve për jetëgjatësinë, arsimin dhe të ardhurat për kokë banori.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu