Bakiji: VMRO po bën dallimin e vlerës së votës, partneri bashkëqeverisës i tij nuk ka legjitimitetin e popullit shqiptar

Shkruan Jahi Bakiji

Apo shkon vendi drejt nje shteti autoritativ dhe monoetnilk?

Të kesh legjitimitetin ta përfaqësosh popullin, do të thotë të ndjehesh përgjegjës për fatin e atyre që ta kanë dhënë atë legjitimitet. Të kesh legjitimitetin e popullit, do të thotë, të veprosh kujdesshëm politikisht, gjithmonë të jesh i gatshëm të japësh llogari përpara atyre që të kanë dhënë legjitimitet t’i përfaqësosh në organet më të larta shtetërore; të veprosh ashtu, që të mos e lëndosh të sotmen e popullit që përfaqëson dhe të mos e rrezikosh të ardhmen e shoqërisë në të cilën vepron. Legjitimiteti i dhënë nga populli është mbi të gjitha besim, i cili duhet arsyetuar, është mundësi që i jepet një përfaqësie politike të një shteti të caktuar, që ajo të dëshmojë kapacitetet e saj dhe potencën vetvepruese në kuadër të një realiteti politik, realitet i cili jo gjithmonë mundëson që të realizohen ngutazi të gjitha idealet e një populli.

Vmro përpiqet të ushtrojë autoritet, pra po shkon vendi drejt një shteti autoritativ dhe monoetnik me faktin se përzgjedh partnerin bashkëqeverisës pa e patur legjitimitet e popullit shqiptar , por bën dallim te vlera e votës , dallim se e kujt është dmth votat që janë dhënë për koalicionin Fronti Evropian nuk janë të barabarta me votat që janë dhënë për koalicionet maqedone, edhe koalicionet të udhëhequra nga partitë maqedone ku brenda vetes ka edhe subjekte të popullatës joshumicë siç janë turqit, romet serbet, i quan vota legjitime maqedone, kurse votat për Frontin Evropian nuk i quan legjitime pasi në Frontin Evropian ka subjekte politike të etnive tjera , turq , rom , boshnjak. Këtij arsyetimi në lidhje me legjitimitetim për ta fshehur autoritetin e Vmros apo për ta arsyetuar pjesëmarrjen në qeveri si humbës dmth pa legjitimitet po mundohet ta gjejë te numri votave në krahasim me numrin e votave të viteve të kaluara kur ka qeverisur BDI ( legjitimitet nuk dmth se duhet të kesh me shumë vota opozitare shqiptare që nga pavaërsia e vendit, në rastin konkret 107 mijë të cilin e ka Fronti Evropian me 137 mijë legjitimitet matet kush merr më shumë vota në zgjedhjet të njëjta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu