Bajrami thotë se Kurti e “vulosi tradhtinë kombëtare” me Marrëveshjen e Ohrit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër siç thotë ajo ndaj fushatës linçuese ndaj saj.

Ajo e ka akuzuar Vetëvendosjen për keqqeverisje, propagandë dhe bashkëpunim politik me Listën Serbe.

“Ju mashtrues dhe shpifës, që kurrë nuk e patët kurajon ta lexoni drejtë marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit ku Albin Kurti ka vulosur tradhtinë kombëtare, mendoni se unë brengosem për shpifjet e juaja? Që ku po ju them: Jo, asnjë brengë nuk e kam!””, ka shkruar Bajrami.

Në një postim të gjatë, Bajrami ka renditur një sërë momentesh të karrierës së saj politike për të kundërshtuar akuzat ndaj saj dhe partisë së saj.

Ajo tha se ka qenë pjesë e qeverive në periudha kur janë nënshkruar marrëveshje kyçe për shtetin, përfshirë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Marrëveshjen e Uashingtonit dhe njohjen nga Izraeli, si dhe shkarkimin e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviq. Bajrami theksoi se përkundër “gërmimeve të pushtetit”, ndaj saj nuk është gjetur asnjë shkelje.

Në reagimin e saj, ajo e akuzon Qeverinë Kurti se për pesë vjet në pushtet ka dështuar në çdo sektor dhe është zhytur në korrupsion, duke e përdorur Listën Serbe si “armik të përditshëm” për të mbuluar rezultatet e dobëta.

“Për pesë vjet qeverisje, a e keni lirë rrymën? A e keni liru bukën, vajin, sheqerin? A i keni luftu korrupsionin? A i keni shti hajnat në burg apo jeni bërë streha më e sigurt e tyre?”, shkruan Bajrami, duke renditur një varg pyetjesh kritike ndaj ekzekutivit.

Ajo e akuzon VV-në se ka bashkëpunuar me Milan Radojiçiqin, përfshirë votat në Kuvend për çështje institucionale, dhe se ka “faktorizuar” Listën Serbe më shumë se çdo qeveri para tij.

Sipas saj, videot dhe deklaratat e kaluara të zyrtarëve të VV-së janë prova e transformimit të tyre politik.

Bajrami shton se Qeveria Kurti ka dështuar të ndërtojë çerdhet, rrugët, investimet në arsim e shëndetësi dhe të luftojë korrupsionin. Ajo thotë se LVV-ja nuk e kishte njohur pavarësinë e Kosovës deri sa erdhi në pushtet, duke theksuar se Kosova është Republikë që nga viti 2008 dhe ka ushtrinë dhe kufijtë e garantuar nga NATO.

Në fund, nënkryetarja e LDK-së fton në ballafaqim politik me programe dhe jo me “profile fallce”, duke theksuar se qeveria aktuale do të largohet me votë.

“Dështimet nuk mund t’i mbuloni me propagandë. S’keni shpëtim. Do t’ju largojmë me votë”, përfundon Bajrami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas bullizmit në BBVK 4, reagon Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP...

Elon Musk: Inteligjenca artificiale dhe robotët humanoidë do të eliminojnë varfërinë brenda 10–20 viteve

San Francisco – Sipërmarrësi dhe drejtuesi i Tesla-s, Elon Musk, ka bërë një parashikim të guximshëm, duke deklaruar se brenda 10 deri në 20...

Izraeli kërcënon Rusinë në rast se ndihmon Iranin për krijimin e armës bërthamore

Izraeli paralajmëron Rusinë: Masa të mundshme nëse Moska ndihmon Iranin në zhvillimin bërthamor Izraeli ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Rusisë, duke deklaruar se...

Ali Ahmeti do të organizojë protestë në Shkup në muajin dhjetor në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së

Një protestë e madhe në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së së Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi...

Kryeparlamentari Gashi takon Kryetarin e Çairit, Izet Mexhiti: Gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje institucionale

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, të cilin e ka uruar për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu