Bajrami mohon akuzat e VMRO-së, pagoi sot në bankë borxhin e plotë deri në denarin e fundit!

Pas akuzave për keqpërdorim të parave për dreka zyrtare, ish-ministri i MSHIA-së, Naim Bajrami thotë se VMRO-DPMNE-ja është fabrikë e gënjeshtrave. Bajrami thotë se i mohon kategorikisht akuzat e VMRO-së për keqpërdorim të parave publike.

“Pretendimi se unë si ish-ministër i MSHIA-së kam keqpërdorur kartelë zyrtare dhe shpenzuar 231.000 denarë për kafe është krejtësisht i pabazuar. Këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse një manipulim dhe një devijim nga fakti se ata që janë aktualisht në pushtet nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përfitim të prekshëm për shtetin dhe qytetarët, duke u fokusuar në propagandë. Gjatë mandatit tim si ministër i MSHIA-së, e kam lënë institucionin në gjendjen më të mirë të mundshme, pavarësisht se kam trashëguar një sërë problemesh dhe parregullsish. Këtë mund ta konfirmojnë punonjësit e institucionit. Shpenzimet në fjalë ishin për takime zyrtare, jo për përdorim personal, dhe të gjitha dokumentet, fakturat përkatëse janë të aksesueshme publikisht në ministri.

Duke u bazuar në standarde të larta morale, etike dhe transparencë, i kam kontaktuar shërbimet, sektorin e finansave se të gjitha harxhimet që kanë të bëjne me kartelën zyrtare, edhe pse në ato harxhime nuk ka asgjë të kundërligjshme, sepse nuk kam paguar gjëra personale siç kanë bërë zyrtarët e VMRO-së vite me radhë, u kam bërë me dije se harxhimet do ti paguaj nga llogaria private. E kan ditur edhe ditën se kur do ta bëj pagesën, prandaj dhe kan shpejtuar me një press konferencë gjoja se paskan zbuluar krimin e madh! Ashtu siç edhe sot kam bërë, kam mbuluar borxhin e plotë deri ne denarin e fundit! Nga vitet që kam punuar në sektorin privat une vetëm kam kontribuar për këtë shtet, dhe asnjëherë nuk kam keqpërdorë para të taksapaguesve! Të gjitha harxhimet gjate periudhës sa kam qenë ministër, nuk e kanë vlerën e harxhimeve një javore të funksionerëve te VMRO-së se kaluar e që qartazi po vazhdohet me avazin e vjetër edhe nga kjo garniturë e VMRO-së!”, shkruan mes tjerash Bajrami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu