Bajrami: A po tenton vLEN të kap BFI-në?

Shkrun Bujar Bajrami
A po tenton vLEN të kap BFI-në?
Sipas zhvillimeve të fundit dhe informacioneve që qarkullojnë nëpër kuluare të ndryshme, duket se vLEN është lëshuar me të gjitha mekanizmat që të mer nën ‘kontroll’ edhe Rijasetin (BFI-në).
Vazhdon përdhosja e institucioneve fetare nga partitë politike, të cilat shihen si mekanizëm për të grumbulluar vota nëpërmjet Imamëve të cilët janë prijës të xhematit nëpër rajone të caktuara.
Ka intenca se vLEN-i ka depërtuar mbrenda disa tentakulave të BFI-së dhe për qëllim kanë përjashtimin e Qani Nesimit nga Myftinia e Tetovës dhe Reisit Shaqir Ef. Fetahut nga posti i kryetarit të Rijasetit.
Kësisoji, sipas informacioneve që janë në vazhdën e zhvillimeve mbrenda BFI-së dhe implikimeve politike nga koalicioni në pushtet (vLEN), për Myfti në Myftininë e Tetovës përgatitin që ta emërojnë Imamin e Xhamisë së Pashës, i cili njëherit është edhe familjarë i Kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit. Kurse për Reis të Rijasetit, flitet se përgatitet të emërojnë një Imam nga Kumanova i cili ka lidhje me partinë e Izet Mexhitit, Lidhjen Demokratike.
Ajo që nuk është e qartë në këto momente është qëndrimi i Arben Taravarit, i cili në fushatë elektorale pat deklaruar hapur se është i interesuar pë reforma në BFI dhe largimin e Reisit aktual, Shaqir Fetahut. Kjo heshtje, sipas informacioneve, karakterizohet me zbutjen e kundërshtimeve dhe rivendosjen e marrëdhënieve mes Taravarit dhe Shaqir Fetahut.
Implikimi i politikës në institucionet e fesë ka qenë dhe vazhdon të jetë i dëmshëm, përshkak të përdorimit të tyre nga ana e politikanëve për hesape të qarqeve të caktuara që janë vetëm në interes të oligarkisë financiare në vend. Ky implikim len pasoja edhe në mënyrën e përfaqësimit të fesë në shoqëri, konkretisht te besimtarët.
Politika duhet të qëndrojë jashtë fesë dhe feja duhet të jetë në shërbim vetëm të qytetarëve, asesi në shërbim të partive dhe politikanëve. Secili njeri normal duhet të ngrejë zërin kundër këtyre tentimeve të partive apo koalicioneve për të kapur e kontrolluar edhe institucionet fetare te qytetarëve të cilat financohen, menaxhohen dhe mirëmbahen nga vetë besimtarët (takspaguesit) e Rijasetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu